AlbanianSport.com 13/01/2020 23:00
ASNN – Të martën do të zhvillohet derbi shqiptar në Ligën Ballkanike ndërmjet Vllanizë së Shkodrës dhe Pejës. Vllaznia ka një fitore dhe katër humbje deri më tani, kurse pejanët kanë 3 fitore dhe po aq humbje.
Verdhezinjtë kanë bërë disa përforcime për merkaton e dimrit, ku transferimi më i madh pa dyshim mbetet Dardan Berisha, por edhe me disa lojtarë tjerë në mënyrë që të arrijnë synimet që kanë.
Në sfidën e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave, të luajtur në Palestrën “Karagaçi”, kishte triumfuar Peja me rezultatin 78-67. Ndeshja në Shkodër do të zhvillohet më 14 janar nga ora 18:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Ndërkohë, edhe shkodranët kanë bërë ndryshime në organikë dhe tanimë kanë një trajner të ri, Darko Vujaçiçi, i cili është shprehur optimist për një rezultat pozitiv ndaj Pejës, ndërsa pritet të debutojë blerja e re kuqeblu, malazezi Petar Kusovac.