AlbanianSport.com 09/01/2020 21:10
ASNN – Stéfan Peterhansel ka fituar etapën e 4-t të Rellit të Dakarit 2019, në edicionin e 42-të të saj, fitorja e parë e tij në Arabinë Saudite, duke u pozicionuar në vendin e 3-të në renditjen e përgjithshme, 12 minuta larg nga kryesuesi Karlos Sainz dhe 3 minuta nga vendi i dytë, Al-Atija. Të tre kampionë të padiskutueshëm të Rellit, me shumë fitore mbi supe.
Në ndjekje të tyre, në kilometrat e përshkuara në shkretëtirë, kanë qenë edhe Giniel de Villiers e Kuba Przigonski. Ndërsa nuk ka shkuar sërish mirë për Fernando Alonson, që mbërriti në finish 26 minuta më vonë se fituesi i garës. Në kategorinë e motorëve, Sem Sadherlendi, fitues i Rrellit të Dakarit në 2017-ës, mori një ndëshkim prej 5 minutash për tejkalim të shpejtësisë.
Tanimë, ai pozicionohet në vendin e 6-të, 20 minuta pas kryesuesit aktual, Riki Brabek. Shoku i skuadrës së Sadherlendit, Tobi Prajs është në vendin e 4-t, me 12 minuta diferencë. Etapa e 5-të zhvillohet nëpër duna, me një fazë speciale prej 353 kilometrash midis Al-Ulas dhe Ha’ilit.