AlbanianSport.com 08/01/2020 21:10
ASNN – Përplasje në zyrat e tij në kryeqytet, Presidenti Bezhani bën denoncim në Polici. Deri më tani kishte mbetur në kuadër të akuzave të ndërsjella, por të mërkurën në mbrëmje, përplasja e kampeve kundërshtare që janë përvijuar në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar është përshkallëzuar. Në zyrat e tij ka ndodhur një përplasje midis presidentit Viron Bezhani dhe stafit administrativ dhe kronika e mëposhtme na sjell qëndrimet e të dy palëve.
Kështu, konflikti në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar është përshkallëzuar të mërkurën në teksa në zyrat e tij ka ndodhur një përplasje midis presidentit Viron Bezhani dhe stafit administrativ. Por Bezhani i ka hedhur poshtë këto akuza. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Bezhani ka sqaruar kronologjinë e ngjarjes sipas tij. Por Bello ka theksuar se ndaj Bezhanit është marrë një masë nga ana e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH-it.
Por kreu i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare këmbëngul se po i përmbahet rregullave dhe ligjeve. Edhe Sekretari i Përgjithshëm thekson, sipas tij, se po respektohet ligji. Bezhani nuk i ka kursyer akuzat personale në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm. Për Bellon, rëndësi ka të mos pengohet puna e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Presidenti i KOKSH-it ka theksuar në mbyllje se procedurat ligjore ndaj Sekretarit të Përgjithshëm janë zyrtarizuar në Prokurori.