(Video) Peshëngritja / Shtanga kuqezi, rikonfirmim në arenën ndërkombëtare

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2020 23:55

ASNN – 37 medalje të fituar gjatë 2019-ës, e për më tepër pa doping, një ogur i mirë për shtangën. Nëse 2018-ta ishte viti i kthesës së madhe për peshëngritjen shqiptare, pas disa vitesh të turbullta dhe të njollosura nga rastet e njëpasnjëshme të dopingut, 2019-ta mund të quhet padyshim viti i rikonfirmimit të saj si sporti më i suksesshëm i saj në arenën ndërkombëtare, me plot 37 medalje të fituara përgjatë 365 ditëve.

Në fakt, gjithçka ka nisur me Kupën e Shqipërisë, që u mbajt në shkurt, dhe ku dy sportistët më të spikatur, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, kanë dhuruar rivalitet dhe spektakël me duelin e tyre në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kg, aty ku në fund to të ngadhënjejë  shtangisti shkodran. të gjitha emocionet e kësaj veprimtarie u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar në një transmetim maratonë.

Ndërsa më pas, fjalën e ka patur veprimtaria e parë ndërkombëtare, Kampionati Evropian i Të rriturve. Pas triumfit kontinental, vëmendja e organizimit që qeveris shtangën në vend, Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, është zhvendosur tek moshat, tek Kupa e Shqipërisë për Nën-20-vjeçarët, e cila, për të promovuar edhe më tepër këtë sport, u zhvillua në qytetin e Cërrikut.

Plot 70 sportistë të rinj që përfaqësonin 10 klube, u ngjitën në pedanën e vendosur në qytetin e vogël, në atë që ishte një risi në organizim. Dhe pas Kampionatit Kombëtar, fjalën e ka patur Botërori i Tajlandës, aty ku Shqipëria shkoi me 4-shen e saj më të mirë, të përbërë nga Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj. Një medalje e bronztë, por edhe një vend i 5-të në botë dhe Briken Calja e ka ngjitur Shqipërinë në podium në Botërorin e Peshëngritjes në Tajlandë.

Ai është renditur i 3-ti në stilin e shkëputjes dhe i 13-ti në atë të shtytjes, por e ka mbyllur në vendin e 5-të në dygarësh. 151 kilogram në provën e parë, 156 kilogram në provën e dytë dhe në të tretën ka bërë pas duke parë që kundërshtarët më poshtë ishin djegur në tentativat e tyre. Edhe në shtytje e nis mirë, ndërsa realizon në provën e parë 181 kilogram.

Por më pas nuk arrin të ngrejë dy herë 190 kilogram dhe për rrjedhojë është i trembëdhjeti në shtytje. Në dygarësh me 337 kilogram ka zënë vendin e pestë, ndërsa vazhdon të mbetet elitë e peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Pas tij ka qenëradha e Erkand Qerimajt dhe Daniel Godellit në peshën 81 kilogram, që janë renditur përkatësisht në vendin e 21-të dhe të  14-të në dygarësh, ndërsa e ka mbyllur Botërorin e Peshëngritjes për Shqipërinë, Krenar Shoraj në peshën 89 kilogram, ku u rendit i 4-ti në baterinë B.

Gara e Caljes, por edhe garat e sportistëve të tjerë kuqezi u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport. Ndërkaq, Entuziasmi i Kampionatit Botëror të Tajlandës ka shoqëruar kombëtaren e peshëngritjes shqiptare në Kupën e 12-të të Mesdheut, e cila u zhvillua në fillim të tetorit në San Marino. 11 medalje dhe vendi i katërt si ekip me 1643 pikë.

Kaq mjafton për të thënë se shtanga e përmbushi me sukses misionin e saj, aq më tepër që Kupa e Mesdheut ka dhe pikë për kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Tre të artat e Erkand Qerimajt në peshën 81 kilogram, me 6 prova të realizuara me sukses në shkëputje dhe në shtytje bëjnë diferencën ndër të tjerë. Të paktën Briken Calja me medaljen e argjendtë dhe dy të bronztat konfirmon formën e tij të mirë, edhe pse vinte pas një Botërori të lodhshëm me një vend të 5-të të shkëlqyer në dygarësh dhe me një medalje bronzi në shkëputje.

Ndonëse me vështirësi, Daniel Godelli i mori dy medaljet e tij, kurse po kështu bëri dhe Krenar Shoraj. Kupa e Mesdheut dhe medaljet e mbajnë lart si sport elitar peshëngritjen shqiptare. Më poshtë po ndiqni dhe tabelën e medaljeve të arritura në San Marino nga peshëngritësit tanë.Ndërkaq, tetori ka sjellë të tjera medalje nga Evropiani i Nën-17-vjeçarëve dhe të Rinjve, që është mbajtur në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Ndërkaq, në prag të Asamblesë së saj vjetore, peshëngritja shqiptare i shtoi të tjera medalje bilancit të saj të 2019-ës. Ndërsa Asambleja ka qenë një mundësi për të reflektuar dhe presidenti Masllavica nuk e ka fshehur kënaqësinë. Ai vajton edhe pasojat e dopingut për shtangën shqiptare. Masllavica vlerëson mbështetjen që ky sport po merr drejt suksesit. Kreu i FSHP-së është optimist për brezin e ri që po vjen në peshëngritjen shqiptare.

Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë:

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh