AlbanianSport.com 27/12/2019 21:20
ASNN – Mbi 100 vajza, pjesë e veprimtarisë së organizuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Ato janë mbledhur në Sallën Sportive të Bathores në Kamëz në një veprimtari që ka ndërthurur stërvitjen, bashkëbisedimin, por edhe atmosferën festive të fundvitit. Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ky është një investim në të ardhmen e këtij sporti.
Projekti i Federatës Botërore të Basketbollit, “Her world, her rules” (Bota e saj, rregullat e saj) ka patur stacionin e 4-t në Shqipëri dhe mbi 100 vajza janë mbledhur në Sallën Sportive të Bathores në Kamëz në një veprimtari që ka ndërthurur stërvitjen, bashkëbisedimin, por edhe atmosferën festive të fundvitit. Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ky është një investim në të ardhmen e këtij sporti.
Pjesë e kësaj veprimtarie ka qenë edhe paneli me ish-basketbollisten Migena Plasa, trajnerin Ledina Koçi, por edhe basketbollisten e re, Silvi Sinani, të cilat kanë ndarë me vajzat e vogla, historinë e karrierës së tyre, ku nuk ka munguar edhe humori. Të 3 protagonistet e panelit kanë dhënë edhe këshillat e tyre për pjesëmarrëset në këtë veprimtari.
Në mbyllje, vajzat kanë marrë edhe dhuratën e tyre nga Babagjyshi, një top basketbolli për secilën, si shtysë për ta praktikuar këtë sport.