Formula 1 / Flasin statistikat, viti 2019, me shifra rekord të spektatorëve

Share Button

AlbanianSport.com 27/12/2019 15:50

ASNN – 4,164,948 vetë ndoqën nga afër të 21 Çmimet e Mëdha të Botërorit të këtij sezoni. Një Botëror që lëviz me shpejtësi marramendëse, por që ndiqet po ashtu nga gjithnjë e më shumë njerëz. 8 prej Çmimeve të Mëdha të këtij viti në Formula 1 u ndoqën nga më tepër se 200,000 spektaktorë. Ndërsa interesi përgjatë gjithë fundjavës u rrit me 1.75%, numri i spektatorëve gjatë ditës së garës, ditës së diel, u rrit me 4%, krahasuar me vitin  2018.

Në mbyllje të sezonit, Formula 1 ka bërë të ditur edhe shifrat e tifozëve që ndoqën garat gjatë vitit 2019 dhe ato janë mbresëlënëse. 8 prej Çmimeve të Mëdha të këtij viti u ndoqën nga më tepër se 200,000 spektaktorë dhe, ndërsa interesi përgjatë gjithë fundjavës u rrit me 1.75%, numri i spektatorëve gjatë ditës së garës, ditës së diel, u rrit me 4%, krahasuar me vitin  2018.

Ashtu si në 2018-ën, më tepër se 4 milionë spektatorë, apo më saktësisht 4,164,948 vetë ndoqën nga afër të paktën të 21 Çmimet e Mëdha të Botërorit të këtij sezoni të Formulës, çka përfaqëson një rritje me 1.75%, pavarësisht anulimit të seancës së të shtunës të Çmimit të Madh të Japonisë për shkak të Tajfunit Hagibis. Me pak fjalë, pjesëmarrja e tifozëve për çdo garë gjatë 2019-ës ishte 202,146.

Tri Çmimet e Mëdhenj që kishin më tepër 300,000 spektatorë gjatë fundjavës ishin ai i Britanisë së Madhe, me 351,000, ai i Meksikës, me 345,694 dhe ai i Australisë, me 324,100, ndërsa 8 të tjerë më tepër se e 3-ta e numrit të përgjithshëm të garave, u ndoqën më tepër se 200,000 spektatorë, për atë të Singaporit dhe atë të SHBA-së, me nga 268,000 secili, atë të Belgjikës, me 251,864, atë të Hungarisë, me  230,000 dhe atë të Austrisë, me 203,000.

Vlen të theksohet se, në edicionin e tij të 90-të, Çmimi i Madh i Italisë, në Monza, regjistroi numrin më të madh të tifozëve në fundjavë, me 200,000 spektatorë. Rritjen më domethënëse, krahasuar me 2018-ën, e njohën gara e Montrealit, me 14.69%, e Shanghait, me 10.34%, e Melbërnit, me 9.86%, ajo e Spilbergut, me +9.73%, ajo e Budapestit, me 9.52% dhe ajo e Monzës, me +9.29%.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh