AlbanianSport.com 19/11/2019 22:45
ASNN – Trajneri u largua para 5 muajsh për arsye familjare, tërhiqet ish-ndihmësi dhe pasardhësi Moreno. Kështu pra, 5 muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen, Luis Enrike është rikthyer në detyrën e trajnerit të përfaqësueses së Spanjës. Ai e pati marrë këtë vendim sepse, asokohe, vajza e tij 9-vjeçare, e cila më pas ndërroi jetë, ishte diagnostikuar me tumor në kockë. Ish-ndihmësi i tij, Robert Moreno, i cili e kishte drejtuar më parë ekipin në vend të Enrikes dhe në qershor u emërua si trajner i parë, është tërhequr menjëherë nga skuadra përfaqësuese.
Luis Enrike është rikthyer të martën në detyrën e trajnerit të përfaqësueses së Spanjës, 5 muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen. Ai e pati marrë këtë vendim sepse vajza e tij 9-vjeçare, e cila më pas ndërroi jetë, ishte diagnostikuar me tumor në kockë. Ish-ndihmësi i tij, Robert Moreno, i cili e kishte drejtuar më parë ekipin në vend të Enrikes dhe në qershor u emërua si trajner i parë, është tërhequr menjëherë nga skuadra përfaqësuese. Moreno u largua nga stadiumi “Metropolitano” në Madrid i përlotur dhe pa fjalë pas fitores 5-0 që Spanjës ndaj Rumanisë të hënën në mbrëmje.
As lojtarët nuk folën për mediat. Në fakt, ky është ndryshimi i 5-të në stolin e përfaqësueses iberike që nga qershori i 2018-ës, të gjithë nën drejtimin e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Julen Lopetegi u shkarkua në prag të Botërorit të vitit të shkuar, pasi u mësua se do të bëhej trajner i Realit të Madridit pas mbylljes së “Rusi 2018”. Ai u zëvendësua nga Fernando Hierro gjatë Botërit, ndërsa më pas drejtimin e mori Luis Enrike, pastaj Moreno dhe tanimë sërish Luis Enrike. Luis Enrike u largua skuadra në mars, në prag të ndeshjes me së parë me Maltën.
Ai vijoi ta drejtonte nga larg skuadrën, me Morenon si përfaqësues në stol. Moreno u emëruar trajner me të drejta të plota deri verën e vitit të ardhshëm, ndonëse në shtator ai pati pohuar se do të hapte rrugë nëse Luis Enrike do të dëshironte të kthehej, duke këmbëngulur se miqësia qëndronte mbi gjithçka. Ndonëse pritej që Moreno të vazhdonte rolin e ndihmës-trajnerit, duket se veprimet pas shpine dhe pa e informua, nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit, kanë bërë të ai të largohet përfundimisht nga përfaqësuesja.