Pelé, një gjysmëshekull i mijëgolëshit të një legjende…

Share Button

AlbanianSport.com 19/11/2019 21:50

ASNN – Pikërisht më 19 nëntor 1969, plot 50 vite më parë, Pele realizoi golin e tij të 1000-të. Ka qenë një ndeshje midis Santosit dhe Vasko de Gamas, e luajtur në “Marakana”. Por ende golat e realizuar nga ylli i futbollit brazilian nuk kanë  një shifër të saktë zyrtare. Megjithatë, talentin e tij të shënimit të golave askush nuk ka dyshim. Sulmuesi i mirënjohur brazilian Pele shënoi golin e tij të 1000-të në 19 nëntor 1969 në stadiumin mitik në Rio de Zhaneiro në një ndeshje midis Santosit së tij të dashur dhe Vasko de Gamas.

Pele, një hero kombëtar pasi ndihmoi Brazilin drejt dy trofeve të Botërorit, më 1958-ën  dhe 1962-shin, ishte vetëm 29 vjeç kur theu pengesën me 1.000 gola. Nëse sot ka debate për numrin e saktë të golave të tij që duhet të llogariten në mënyrë zyrtare, nuk ka asnjë dyshim mbi talentin sublim të shënimit të golave dhe vendin që 79-vjeçari tani mban në imagjinatën e publikut. “Nuk kam nevojë për një festë për ta festuar këtë”, – pati thënë Pele pas golit.

“Për mua është shumë më e rëndësishme të ndihmosh fëmijët e varfër dhe ata që kanë nevojë, po mendoj mbi të gjitha për llojin e Krishtlindjeve që ata njerëz do të kalojnë”, – ka shtuar ai. Vite më vonë, Pele do të tregonte një anekdotë për fëmijët e rrugës në Santos dhe cili ishte mesazhi i tij pas shënimit të golit të 1000. “Disa ditë para golit isha në Santos dhe pashë disa fëmijë që po përpiqeshin të vidhnin makina dhe i thashë: ‘Hej djema çfarë po bëni?’ – vijoi ai. – Ata u përpoqën ta justifikonin duke thënë se ata do të synonin vetëm makinat nga Sao Paulo.

“Kështu që unë u thashë atyre që nuk duhet të vidhnin askënd fare. Ky ishte mesazhi nga goli im i 1000-të”, – shtoi Pele. Deri tani janë bërë shumë studime nëse goli i 19 nëntorit ishte me të vërtetë i 1.000-ti i tij. E për këtë është lënë mesatare, jo zyrtare, prej 1.281 golash në 1.363 ndeshje, përfshirë këtu edhe shumë miqësore që ka luajtur Santos. Fondacioni i Statistikave të Futbollit Sportiv e ka vendosur Pelen me 767 në 831 ndeshje zyrtare, të tretin në listën e të gjitha kohërave.

Sulmuesi çek Josef Bican qëndron në krye me 805 gola në 530 ndeshje në një karrierë të ndërprerë nga Lufta e Dytë Botërore. Romario, i cili ndihmoi Brazilin në Kupën e Botës 1994, është i dyti me 772 gola nga 994. Më poshtë në renditje vijnë yjet aktualë Cristiano Ronaldo me 724 gola në 1.018 ndeshje dhe Lionel Messi me 708 gola në 890 ndeshje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh