AlbanianSport.com 12/11/2019 23:00
ASNN – Trajneri vlonjat, apel skuadrës që të ndryshojë mendësinë dhe të fillojë të fitojë ndeshje. Nën drejtimin e tij, që nga java e fundit e tetorit, skuadra vlonjate ka marrë pikë në shtëpi ndaj Skënderbeut dhe, së fundmi edhe përballë Partizanit, ndërsa është mundur me një gol të vetëm në fushë të huaj përballë Kukësit. E për këtë arsye, trajneri vlonjat, Luan Birçe, i mëshon idesë se, së pari, duhet të ndryshojë mendësia. Sa i përket barazimit 1-1 të dielën me Partizanin, trajneri Birçe e gjykon si një rezultat të kënaqshëm, përtej pritshmërive.
Janë këto fjalë të trajnerit të Flamurtarit, por, për më tepër, të një personazhi që e ndjen më shumë se kushdo peshën e fanellës vlonjate si Luan Birçe, ato që e përmbledhin më së miri atë që po ndodh në klubin kuqezi. Nën drejtimin e tij, që nga java e fundit e tetorit, kur zëvendësoi Sadedinin, skuadra vlonjate ka marrë pikë në shtëpi ndaj Skënderbeut dhe, së fundmi edhe përballë Partizanit, ndërsa është mundur me një gol të vetëm në fushë të huaj përballë Kukësit. E për këtë arsye, trajneri vlonjat i mëshon idesë se, së pari, duhet të ndryshojë mendësia.
Sa i përket barazimit 1-1 të dielën me Partizanin, trajneri Birçe e gjykon si një rezultat të kënaqshëm, përtej pritshmërive. Aktualisht, Flamurtari mbetet në fundin e renditjes, me vetëm 4 pikë të marra në këto 12 javë, ku ende nuk e ka shijuar fitoren dhe ku ka pësuar 8 humbje, duke shënuar 9 gola dhe duke pësuar plot 24. Vlonjatët janë 3 pikë prapa Luftëtarit të vendit të parafundit dhe plot 12 pikë prapa Vllaznisë, teksa 3 skuadrat gjenden aktualisht në atë që quhet zona e ftohtë e rënies nga Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit.