(Video) Peshëngritje / Mbyllet në Tiranë seminari i parë praktik 3-ditor

Share Button

AlbanianSport.com 12/11/2019 22:05

ASNN – 20 pjesëmarrës në kursin intensiv të mbështetur nga Federata Shqiptare e këtij sporti. Me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, është zhvilluar përgjatë ditëve të fundjavës seminari 3-ditor i peshëngritjes, ku morën pjesë afro 20 sportistë, trajnerë apo të pasionuar pas peshëngritjes dhe palestrës dhe ushtrimeve fizike. Sipas organizatorëve, ky seminar synoi të sjellë disa risi në këtë drejtim teksa peshëngritja po del nga kufinjtë e ngurta të sportit.

Është mbyllur të dielën në kryeqytet seminari 3-ditor i peshëngritjes, një nismë që ka për qëllim përgatitjen e trajnerëve të rinj dhe që ka gjetur edhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Për njërin prej lektorëve, Marsild Xhemollari, ky seminar synoi të sjellë disa risi në këtë drejtim. Kurse për ideatorin dhe organizatorin e këtij seminari, ish-shtangistin e njohur, Ervis Tabaku, peshëngritja po del nga kufinjtë e ngurtë të sportit.

I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave, të mbajtur në palestrën “The Lab 365” të Tabakut në kryeqytet, krahas Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, ka qenë edhe Drejtori i Politikave dhe Strategjisë për Rininë dhe Sportin në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Arian Konomi, i cili i ka cilësuar nisma të tilla të dobishme për promovimin e një jetese të shëndetshme. Në këtë seminar 3-ditor morën pjesë afro 20 sportistë, trajnerë apo të pasionuar pas peshëngritjes dhe palestrës dhe ushtrimeve fizike.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh