AlbanianSport.com 12/11/2019 18:25
ASNN – Peshëngritësja 17-vjeçare rrëfen përvojën në Bukuresht, premton podium në Izrael. Në Evropianin e Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, që u mbajt së fundmi në Rumani spikati peshëngritësja e re shqiptare, Kleopatra Saliaj. Ajo zuri vendin e 6-të në stilin e shkëputjes, të 10-tin në shtytje dhe të 9-tin në dygarësh dhe theu edhe 6 rekorde kombëtare të moshave.
Tanimë ajo e ka hedhur vështrimin drejt Evropianin e Nën-17-vjeçarëve, që mbahet në Eilat të Izraelit. Peshëngritësja e re shqiptare, Kleopatra Saliaj, ka spikatur me paraqitjen e saj në Evropianin e Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, që u mbajt ditët e fundit në Rumani. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ajo ka rrëfyer përvojën e saj të parë në një veprimtari ndërkombëtare.
Saliaj zuri vendin e 6-të në stilin e shkëputjes, të 10-tin në shtytje dhe të 9-tin në dygarësh dhe theu edhe 6 rekorde kombëtare të moshave dhe natyrshëm është e kënaqur. Ajo thotë se e ka hedhur tanimë vështrimin e saj drejt Evropianin e Nën-17-vjeçarëve, që mbahet në Eilat të Izraelit në fillim të dhjetorit.