AlbanianSport.com 12/11/2019 14:45
ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhori Masllavica, ka deklaruar masiviteti i vërejtur së fundmi në Kupën e Republikës për Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarët jep shpresë për të ardhmen e këtij sporti në vend. Masllavica është ambicioz sa i përket Evropianit të fillimdhjetorit në Eilat të Izraelit.
Peshëngritja shqiptare ka ulur para pak ditësh siparin e veprimtarive kombëtare për 2019-ën me garën e fundit të saj, Kupës e Republikës për Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarët. Për Presidentin Federatës Shqiptare të këtij sporti, Theodhori Masllavica, masiviteti i vërejtur në këtë veprimtari jep shpresë për të ardhmen e këtij sporti në vend.
Për kreun e organizmit që qeveris shtangën në vend, kjo Kupë e Shqipërisë do ë përcaktojë përfaqësuesen kuqezi në Evropianin e kësaj grupmoshe, i cili vjen pas një tjetër Evropiani të kënaqshëm të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve. Masllavica është ambicioz sa i përket Evropianit të fillimdhjetorit në Eilat të Izraelit.