AlbanianSport.com 09/10/2019 21:00
ASNN – Atmosfera në skuadrën kuqezi të Nën-21-vjeçarëve, përpara sfidës me Kosovën, e vlefshme për Eliminatoret e Evropianit të kësaj grupmoshe, është mjaft e mirë. Madje të gjithë e ndjejnë si detyrim fitoren, edhe pse kundërshtari dihet që është mjaft i fortë. Për këtë, Qardaku dhe Maloku, në konferencën për shtyp kanë kërkuar ndihmën e tifozëve në stadium.
Ndeshja Shqipëri-Kosovë, do të luhet në 15 tetor, në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve, që njihet ndryshe si Shpresat, vazhdon përgatitjet për sfidën e radhës, atë me Kosovën, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian. Duket se atmosfera në skuadrën kuqezi para derbit shqiptar, është e mirë.
Futbollistët kanë zhvilluar stërvitjen normalisht nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi. Këtë e konfirmon edhe Leonardo Maloku. Megjithë përpjekjet, tek skuadra kuqezi e kësaj grupmoshe mungojnë rezultatet. Edhe pse në përbërje ka lojtarë të talentuar, sërish fitorja është ende një mision i pamundur për skuadrë e Bushit. Por Qardaku është i bindur se rezultatet do vijnë, por duhet pak kohë.
Futbollistët kuqezi kanë kërkuar në fund edhe ndihmën e tifozëve në sfidën me Kosovën. Ndeshja Shqipëri-Kosovë, luhet në 15 tetor 2019 në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të sillet për sportdashësit ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.