AlbanianSport.com 08/10/2019 20:05
ASNN – 38-vjeçari rrëfen për Rrjetin e RTSH-së aventurën e tij të re në Gjermani dhe pritshmëritë. Sapo është kthyer nga pjesëmarrja historike në Botërorin e Kinës, gjyqtari i basketbollit, Gentian Cici, ka bërë një tjetër hap përpara në karrierë. Ai ka nënshkruar një kontratë me Bundesligën gjermane të basketbollit, ku edhe ka nisur gjykimin.
Dhe, në një intervistë të posaçme për Rrjetin e RTSH-së, 38-vjeçari rrëfen këtë aventurë të re dhe pritshmëritë e tij për të ardhmen. Ka marrë një vendim sa i përket jetës së tij, duke u zhvendosur nga Shqipëria në Gjermani, por ia ka dalë ta ndërthurë këtë edhe me pasionin e tij, gjykimin në ndeshjet e basketbollit.
Gentian Cici tanimë do të gjykojë në Bundesligën gjermane, dhe, duke folur posaçërisht për Rrjetin e RTSH-së, ai ka rrëfyer hollësitë e këtij vendimi. Gjyqtari shqiptar ka vlerësuar lart nivelin e Kampionatit gjerman të basketbollit. Për shqiptarin, që së fundmi ishte në parket duke gjykuar, për herë të parë, në një botëror, Bundesliga është një hap tjetër në karrierë
Përtej zhvendosjes në Gjermani, 38-vjeçari mbetet i lidhur me basketbollin shqiptar. Cici ka edhe një këshillë për të gjithë gjyqtarët e rinj të basketbollit.