Kombëtarja / Turqia nis përgatitjet për Shqipërinë, mediat, jehonë Rejës

Share Button

AlbanianSport.com 08/10/2019 19:10

ASNN – Mediat turke, jehonë fjalë të trajnerit kuqezi, Reja, ekipi, vizitë të dëmtuarit Dorukhan. Ndeshja me Shqipërinë ka ndezur interesim e mediave vendase dhe natyrisht, ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen kanë qenë fjalët e trajnerit të Kombëtares kuqezi. Mediat turke u referohen deklaratave të italianit në konferencën për shtyp mbajtur të dielën në Tiranë, ku Reja e ka cilësuar sfidën me Turqinë si shansin e fundit për Shqipërinë.

Midis fjalëve të veteranit të stolit kuqezi, mediat vendase kanë veçuar ato ku Reja e cilësonte Turqinë si shansin e fundit për Shqipërinë, ndërsa e vlerësonte skuadrën e homologut Shenjoll Gynesh si një ekip të kalibrit evropian. Po kështu, mediat turke kanë veçuar faktin se në listën e Rejës binin në sy dy njohje të futbollit turk, si sulmuesi Sokol Cikalleshi, por edhe portieri Gentian Selmani, të cilët militojnë në nivelin e dytë të kampionatit turk të futbollit.

Ndërkaq, përfaqësuesja turke ka nisur të hënën në mbrëmje seanca stërvitore, në përgatitje për ndeshjen me Shqipërinë. Seanca e parë stërvitore, e cila ishte programuar për t’u zhvilluar pasdite, është shtyrë për në mbrëmje, ndërsa të martën, lojtarët dhe stafi teknik kanë vizituar futbollistin e përfaqësueses, Dorukhan, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e javës së 7-të të Superligës turke, midis Beshiktashit dhe Alaniasporit.

Ndeshja me Shqipërinë do të luhet në Stamboll dhe përfaqësuesja turke është grumbulluar në kompleksin e saj stërvitor në Riva në kryeqytet. Seancat stërvitore do të vazhdojnë si paradite ashtu edhe pasdite, deri në ditën para ndeshjes me Shqipërinë. Turqia përballet me Shqipërinë më 11 tetor në Stamboll, për të vijuar 3 ditë më pas me ndeshjen në Francë me përfaqësuesen vendase.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh