AlbanianSport.com 08/10/2019 17:20
ASNN – Dy futbollistët kuqezi besojnë se Shqipëria ka ndërruar fizionomi, ka më tepër besim. Shqipëria është mundur 0-2 në takimin e parë në pranverë me Turqinë në Shkodër, në kuadër të Eliminatoreve të Euro 2020-ës, por për mbrojtësin kuqezi, Berat Gjimshiti, ndeshja e kthimit me turqit, është diçka krejt ndryshe.
Edhe për të thirrurin rishtas në ngjyrat kuqezi, Taulant Seferi, atmosfera pozitive jep shpresë për një paraqitje të mirë në Turqi. Ndeshja e kthimit me Turqinë është ndryshe nga ajo e Shkodrës dhe për këtë arsye, futbollisti kuqezi, Berat Gjimshiti, është optimist për një rezultat pozitiv.
Për mbrojtësin e Atalantës, Kombëtarja nën drejtimin e Rejës ka ndërruar fizionomi. Seferi ka vlerësuar frymën që ka gjetur në kampin kuqezi, ndërsa ka premtuar të japë maksimumin. Gjimshiti ka folur edhe për dëmtimin e Elseid Hysajt, duke theksuar se, në këto dy ndeshje, skuadra do të luajë edhe për kapitenin.