(Video) Kombëtarja / Reja shpall listën kuqezi ndaj Turqisë & Moldavisë

Share Button

AlbanianSport.com 06/10/2019 14:15

ASNN – Trajneri lë jashtë disa titullarë, thërret për herë të parë Selahin, Seferin dhe Trashin. Shqipëria përballet në takimet e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Euro 2020-ës me Turqinë dhe Moldavinë dhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka shpallur të dielën listën e të grumbulluarve. Italiani ka lënë jashtë, për arsye objektive, disa titullarë kuqezi, por ka grumbulluar për herë të parë Lindon Selahin, Taulant Seferin dhe Lorenc Trashin.

Një listë me të papritura, që sinjalizon njëkohësisht edhe synimin për të rinovuar skuadrën, por edhe një projekt që synon rinovimin e kontratës për vetë trajnerit pas nëntorit. Ky ishte me pak fjalë thelbi i konferencës për shtyp të mbajtur të dielën në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit nga trajneri Edi Reja, ka shpallur të dielën listën e të grumbulluarve. “Mavraj nuk është në listën për këto dy ndeshje, sepse do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në bërryl”, – tha trajneri.

“Ashtu sikundër edhe Sadiku ka kërkuar leje për disa probleme familjare, – ka vijuar Reja. – Taulant Xhakën e kam lënë pushim për shkak të mbingarkesës, por edhe për shkak se më duhet frymëmarrje për lojtarët e rinj që kam thirrur në kombëtare. Sepse duhet të gjej një mesatare në skuadër dhe nuk më pëlqen të grumbulloj 27-28 lojtarë e më pas t’i lë ata në tribunë. Ngandonjëherë duhet të gjesh kohën e duhur për të përfshirë lojtarë të rinj.

“Dhe unë mendoj se këto dy ndeshje janë një shans i mirë për të provuar Selahin, Trashin apo edhe Seferin”, – ka shtuar italiani i stolit kuqezi, i cili, më tej, e vlerëson lart Turqinë, po thekson se Shqipëria shkon në sfidën e radhës me synime madhore. “Ne shkojmë atje me besim në vetvete, por të ndërgjegjshëm se do të kemi përballë një kundërshtar të vështirë, që mund të ketë vuajtur në ndeshjet jashtë por është një skuadër e fortë në fushën e vet”, – ka thënë ai.

“Një skuadër që për më tepër ka lojtarë cilësorë, sepse klubet turke luajnë rregullisht nëpër Ligën e Kampioneve apo Ligën e Evropës, por edhe lojtarë që luajnë nëpër klubet e disa prej kampionateve më të fortë të kontinentit”, – ka theksuar 74-vjeçari, i cili e ka të qartë që Turqia mund të jetë treni i fundit për në Evropian. “Ne luajmë shanset tona të fundit dhe e kemi të qartë se edhe një barazim me Turqinë mund të na nxjerrë jashtë luftës për një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm”, – ka thënë Reja.

“Por, përderisa na lejon matematika, përderisa të gjithë hyjnë në këtë garë duke patur shanse të barabarta në fillim, atëherë edhe ne do të luftojmë deri në fund, – ka vijuar trajneri kuqezi. – Por, natyrisht, të fitosh në Turqi nuk do të jetë e lehtë dhe kërkon karakter. Por unë besoj tek skuadra ime.” Megjithatë, i pyetur nga Radio-Televizioni Shqiptar, Reja e ka lënë të hapur mundësinë e rinovimit të tij me FSHF-në, krahas rinovimit me skuadrën.

“Kjo punë kërkon të punosh në disa fronte njëkohësisht dhe ne kemi një listë të gjatë, shumë të gjatë futbollistësh të rinj, që kanë lindur në Itali, Gjermani apo gjetkë nëpër Evropë dhe luajnë me skuadrat e të rinjve, – ka sqaruar ai. – Por nuk është e lehtë t’i bindësh të vijnë e të luajnë për Shqipërinë, e për më tepër që tani në valle ka hyrë edhe Kosova. Sa i përket rinovimit, kudo ku kam qenë, ka ikur unë i pari, kur kam parë se nuk kam patur harmoni me lojtarët apo me drejtuesit.”

“Kështu do të ndodhë edhe këtu, por unë shikoj që harmonia me grupin e lojtarëve ekziston dhe unë kam ardhur këtu dhe po punoj për një projekt afatgjatë, – ka theksuar trajneri i Kombëtares, Edi Reja. – Megjithatë, u mbetet drejtuesve ta vlerësojnë punën time në fund.” Në kuadër të grupit H të Eliminatoreve, Shqipëria përballet me Turqinë më 11 tetor 2019, për të vijuar 3 ditë më pas me ndeshjen me Moldavinë, të dy këto takime në fushë të huaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh