Gjergj Vyshka 01.12.2014 13:55
Ashtu sikurse ishte lajmëruar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, dje ka nisur dhe kampionati kombëtar i paratërinjve për sezonin 2014-2015. Në grupin B ajo që ka thyer të gjitha limitet është Superior Klima, e cila ka fituar me 61 pikë diferencë ndaj Vlora Basket.
Por nuk kanë mbetur poshtë Superiorit në rezultatet e tyre rekord dhe Marsi Basket, që ka dërrmuar Olimpikun me 42 pikë diferencë, si dhe Horizonti me 21 pikë diferencë Studenti. Në tërësinë e vet, pa dashur të paragjykojmë, si për të rinj, ashtu dhe për paratërinj, duket se gjithçka është në nivele amatore.
Çka ul rivalitetin, si dhe prodhimin për ekipet e para. Fituesve nuk mund t’i hiqet merita, por ama rezultatet e thella s’e bëjnë më të bukur basketbollin shqiptar.
Gj.V.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinjtë
Grupi B
Java e parë
(30 nëntor 2014)
Marsi Basket – Olimpik Basket 80-38
Horizont Basket – Studenti 50-29
Superior Klima – Vlora Basket 108-47
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Klima 1 1 0 108-47 2
- Marsi Basket 1 1 0 80-38 2
- Horizonti 1 1 0 50-29 2
- Studenti 1 0 1 29-50 1
- Olimpik Basket 1 0 1 38-50 1
- Vlora Basket 1 0 1 47-108 1