(Video) Nisin ndeshjet e kthimit të turit të 32-shes, njihen 4 të kualifikuarat e para

Share Button

AlbanianSport.com 01/10/2019 21:15

ASNN – Të martën u luajtën 3 ndeshje, takimet  e tjera, të mërkurën, të mëdhatë, për të shmangur surprizat. Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka nisur të martën ndeshjet e kthimit të turit të 32-shes, teksa janë luajtur 3 takime, ndërsa 12 takimet e fundit luhen të mërkurën. Sa i përket çiftit të fundit, atij Apolonia-Kamza, kjo e fundit është përjashtuar për dy vjet nga Kupa, pasi në takimin e parë, që duhet të luhej në Fier, skuadra mike nuk u paraqit.

Në takimet e grupit A, Partizani fitoi 1-0 të martën ndaj Vorës, pasi e kishte fituar 3-0 takimin e parë, ndërsa Teuta vjen në ndeshjen e kthimit pasi e ka mposhtur 2-0 Tërbunin në Pukë. E papritur ishte ndalesa e Tiranës pa gol në Shënkoll përballë vendasve dhe bardheblutë pritet të reflektojnë në ndeshjen e kthimit në kryeqytet, sidomos pas humbjes në derbi. E papritura më e madhe ishte humbja e Flamurtarit, me shifrat 2-3 në Koplik përballë Veleçikut.

Dhe vlonjatët duhet të reflektojnë në shtëpi, që të shmangin eliminimin. Iliria e Fushë-Krujës fitoi me përmbysje, 2-1, në derbin përballë Kastriotit, dhe shkon në ndeshjen e kthimit për ta mbrojtur atë fitore, ndërsa fitore, ndonëse minimale, korri edhe Vllaznia në Burrel në takimin e parë e kuqblutë pritet të bëjnë formalitetin në Shkodër të mërkurën. Erzeni mundi thellë, me shifrat 3-0 Dinamon dhe synon ta mbrojë këtë fitore në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë që edhe Korabi mposhti me përmbysje 2-1 Besëlidhjen, por sfida e kthimit në Lezhë pritet të jetë e fortë. Ndërkaq, në grupin B, Kukësi, që fitoi me shifrat 3-1 në Peqin përballë Shkumbinit, ka vijuar të triumfojë thellë, 6-0, në ndeshjen e kthimit të luajtur të martë. Edhe Skënderbeu, që fitoi me shifrat 4-1 në derbin me Devollin, pritet të bëjë formalitetin në ndeshjen e kthimit. Elbasani dhe Laçi, që e mbyllën pa gola takimin midis tyre, do ta vendosin gjithçka në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë që Bylisi fitoi 4-0 në Pogradec në ndeshjen e parë dhe ndeshja e kthimit duket thjesht një formalitet. Edhe Luftëtari, i cili fitoi në fushë të minimalisht ndaj Turbinës në Cërrik, ka vijuar të mos gabojë të martën duke fituar 2-1 edhe në ndeshjen e kthimit, kurse Lushnja fitoi 2-1 përballë Orikut në takimin e parë, por do të ketë një sfidë të vështirë në kthim me bregdetarët.

 

Kupa e Shqipërisë

Ndeshjet e kthimit të turit të 32-shes

 

Grupi A

 

Teuta – Tërbuni Pukë                      (2-0)    14:00

Flamurtari – Veleçiku Koplik           (2-3)    14:00

Tirana – Shënkolli                            (0-0)    14:00

Kastrioti – Iliria Fushë-Krujë           (1-2)    14:00

Vllaznia – Burreli                              (0-1)    14:00

Dinamo – Erzeni Shijak                   (0-3)    14:00

Besëlidhja – Korabi Peshkopi        (1-2)    14:00

Partizani – Vora                                (3-0)    1-0

 

Grupi A

 

Skënderbeu – Devolli                      (4-1)    14:00

Elbasani – Laçi                                 (0-0)    14:00

Luftëtari – Turbina Cërrik                (1-0)      2-1

Bylis – Pogradeci                              (4-0)    14:00

Besa – Egnatia Rrogozhinë                       (1-0)    14:00

Oriku – Lushnja                                (1-2)    14:00

Kukësi – Shkumbini                         (3-1)      6-0

Kamza – Apolonia                            (0-3)      0-3

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh