AlbanianSport.com 30/09/2019 23:45
ASNN – Edhe Klubi i Futbollit “Tirana” distancohet nga të gjitha aktet e dhunës, shfaqjet e shëmtuara jo sportive dhe dënon ashpër të gjitha problematikat e krijuara nga tifozët në ndeshjen Tirana-Partizani”. Reagimi i klubit vjen pas akteve të dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e diel në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
“Ftojmë KF Partizanin të ruajë qetësinë, të bashkëpunojë me Policinë nëse disponon materiale filmike apo prova për të gjetur autorët dhe fajtorët e incidenteve në stadium”, – thuhet më tej në deklaratë zyrtare për shtyp të klubit bardheblu. Ndërkohë Klubi i Futbollit “Partizanit” reagoi më herët për dhunën dhe për aktin që e quajti terrorist, atë të vendosjes se mjeteve piroteknike afër tifozëve të kuq.
“KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policinë e Tiranës për mbarëvajtjen e takimit brenda dhe jashtë Stadiumit “Selman Stermasi”, – theksoi deklarata e Tiranës, e cila, më tej vijon: “Në përfundim të takimit, klubi ka vënë në dispozicion të Policisë, serverat e sistemit të kamerave të stadiumit, për të gjetur dhe dënuar më pas përgjegjësit e incidenteve në stadium.
“Por edhe autoret e incidenteve të mbetura fatmirësisht në tentativë, – thekson deklarata. – Klubi i Futbollit “Tirana” është një klub futbolli dhe jo një institucion policor. Si i tille, konform të gjithë rregullave të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ligjeve te shtetit shqiptar, kemi marre masa organizative për ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorëzuar ato me pas në institucionet përkatëse.
“Ftojme KF “Partizanin” të ruajë qetësinë, të ruajë qetësinë, të bashkëpunojë me Policinë nëse disponon materiale filmike apo prova për të gjetur autorët dhe fajtorët e incidenteve në stadium. Një klub futbolli mund dhe duhet të mos tejkalojë kompetencat, për të folur nxituar, herë si hetues dhe herë të tjera si prokuror”, – përfundon deklarata e Klubit të Futbollit “Tirana”, sa i përket ngjarjeve në derbin me Partizanin.