(Video) Luiza Gega në histori, vend të 9-të në botë & rekord kombëtar!

Share Button

AlbanianSport.com 30/09/2019 22:50

ASNN – Ka qenë e jashtëzakonshme të hënën në mbrëmje shtatshkurtëra e artë e atletikës shqiptare, Luiza Gega…! Thyen me 2 sekonda e 7 të qindtat rekordin dhe është në 9-shen e më të mirave të planetit. Një garë e jashtëzakonshme ajo e 3,000 m me pengesa, ku u thye rekordi i Kampionatit Botëror, ku 9 prej atleteve dhanë kohët e tyre më të mira apo më të mirat e vitit, dhe ku u thye rekordi kombëtar i Gjermanisë, Danimarkës dhe Shqipërisë.

Luiza Gega u rendit e 9-ta në botë në garën e 3,000 metrave me pengesa që u mbajt të hënën në Doha. Atletja shqiptare regjistroi kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat. Një përmirësim me më shumë se 2 sekonda nga rekordi që mbahej nga vetë Luiza Gega.  30-vjeçarja arriti kështu objektivin e vendosur për këtë veprimtari. Synimi i radhës është përfaqësimi sa më i mirë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ku Gega e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen.

Kështu, atletja kuqezi, përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë në këtë veprimtari, e ka mbyllur në vendin e 9-të finalen e 3,000 metrave me pengesa në Botërorin e Doha zhvilluar sot, duke dhënë kohën 9’19”93. Kjo kohë është rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë, teksa koha e mëparshme ishte 9’22″00. Gega garoi mes 15 atleteve më të mira në botë në këtë distancë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë dhe vendosur rekord të ri kombëtar.

Pavarësisht se atletja kuqezi nuk ishte asnjëherë mes atyre që dueluan për podium, Gega bëri një paraqitje të mirë dhe konstante gjatë garës, duke arritur objektivin e saj, të vendosë rekord të ri kombëtar. Ajo la pas 6 atlete të tjera në këtë finale, duke u konfirmuar atletja më e mirë shqiptare. Gara e 3000 metrave me pengesa u fitua nga atletja keniane, Beatrisë Çepkoeç (8’57”84), që është edhe rekordmene e botës në këtë distancë. Luiza Gega është atletja e parë shqiptare që kualikohej në finalen e një botërori të atletikës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh