AlbanianSport.com 30/09/2019 17:20
ASNN – Rekordmenia kuqezi, përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë në Botërorin e Atletikës në Katar. Ndonëse pritej të ishte e vështirë, atletja kuqezi, Luiza Gega e cila përfaqëson e vetme Shqipërinë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit, u kualifikua të premten për në finalen e garës së 3,000 m me pengesa. Gega regjistroi kohën e 10 më të mirë të përgjithshme të kësaj gare dhe shkoi kështu në finalen e madhe që do të zhvillohet sonte.
Atletja shqiptare, Luiza Gega, do të zhvillojë sonte një nga garat më të rëndësishme të karrierës së saj, kur të zbresë në pistë për të marrë pjesë në finalen e 3000 m me pengesa në Botërorin e Atletikës në Katar. Në bateritë kualifikuese, të zhvilluara para 4 ditësh, atletja kuqezi ka luftuar fort, edhe pse ishte pjesë e asaj që ishte bateria më e fortë dhe arriti kualifikohet me kohën e 10-të më të mirë në këtë Botëror.
Ndonëse pritej të ishte e vështirë, atletja kuqezi, Luiza Gega e cila përfaqëson e vetme Shqipërinë në Botërorin e Atletikës që nisi të premten në Doha të Katarit, u kualifikua për në finalen e garës së 3,000 m me pengesa. Luiza Gega garoi në baterinë e dytë kualifikueseve të kësaj kategorie gare dhe atletja shqiptare u rendit në vendin e 5-të në këtë bateri, me kohën 9 minuta 28 sekonda e 32 të qindtat.
Gega nuk regjistroi kohën e saj më të mirë, teksa mban rekordin kombëtar të kësaj disipline me 9 minuta e 22 sekonda, por zhvilloi një garë të mjaftueshme për të siguruar kualifikimin. Pavarësisht nga kjo ajo regjistroi kohën e 10 më të mirë të përgjithshme të kësaj gare dhe shkoi kështu në finalen e madhe që do të zhvillohet sonte. Finalja e 3,000 m me pengesa zhvillohet duke nisur nga ora 21:50 me orën lokale, ose 20:50 me orën e Tiranës.