AlbanianSport.com 01.12.2014 10:10
ASNN – Me takimin midis Flamurtarit dhe Elbasanit, që do të luhet sot në Vlorë, duke nisur nga ora 17:00, mbyllet java e 14-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Kjo javë i ka luajtur të dielën pasdite dy prej ndeshjeve të javës së saj të 14-të dhe Tirana është ndalur në një barazim pa gola në kryeqytet përballë Laçit, ndërsa në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Kukësi ka mundur minimalisht Skënderbeun.
Në takimin që u luajt në mbrëmje, Teuta u mund minimalisht në Durrës nga Partizani, që merr kështu kreun e renditjes me 30 pikë. Kategoria Superiore e ka nisur të shtunën javën e saj të 14-të dhe në takimin e zhvilluar në Fier, Vllaznia ka korrur një fitore minimale, por mjaft të vyer, ndaj Apolonisë vendase, falë një goli të realizuar nga Soza në minutën shtesë të pjesës së parë.
Pas javës së 14-të, Partizani është ngjitur në krye të renditjes me 30 pikë, një më tepër sesa rivalja kryeqytetase, Tirana, dy më tepër sesa nënkampionia e sezonit të shkuar, Kukësi, dhe 3 më tepër sesa kampionia në fuqi, Skënderbeu.
Kategoria Superiore
Java e 14-të
Të shtunën:
APOLONIA – VLLAZNIA 0-1
Shënues: Soza 45+1′
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Vlorë
Të dielën:
TIRANA – LAÇI 0-0
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
KUKËSI – SKËNDERBEU 1-0
Shënues: E. Dushku 47’
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
TEUTA – PARTIZANI 0-1
Shënues: Osmanaj 68’
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Të hënën:
FLAMURTARI – ELBASANI (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Partizani 14 9 3 2 13-5 30
- Tirana 14 8 5 1 18-7 29
- Kukesi 14 9 1 4 16-10 28
- Skënderbeu 14 8 3 3 21-5 27
- Laçi 14 5 5 4 15-10 20
- Flamurtari 13 3 6 4 10-9 15
- Vllaznia 14 5 2 7 10-15 14
- Teuta 14 4 1 9 11-16 13
- Apolonia 14 2 2 10 4-26 8
- Elbasani 13 2 0 11 8-23 6