AlbanianSport.com 27/09/2019 16:55
ASNN – Naser Al-Khater, Drejtori i Përgjithshëm i Botërorit “Katar 2022”, thekson rëndësinë e sigurisë pasi punëtorët vazhdojnë të përgatisin stadiumin Doha Al-Xhanub në prag të Botërorit 2022. “Unë do të doja të siguroja çdo tifoz të çdo gjinie, orientimi, feje e race për t’u bindur se Katari është më i sigurti ose një nga vendet më të sigurta në botë”, – ka thënë ai.
“Të gjithë janë të mirëseardhur këtu dhe siguria e çdo tifozi të vetëm ka një rëndësi më të madhe për ne”, -ka shtuar Khateri, i cili e ka pranuar se Katari është një vend i vogël por i ka të gjitha mundësitë për të siguruar një Kupë bote. E për këtë ata kanë bërë trajnime të ndryshme për të gjithë ekipet e sigurisë. “Ne kemi besim se numri i tifozëve që do të vijnë në Katar do të jetë i madh”, – ka thënë ai.
“Janë të mirëpritur të vijnë të gjithë, nga të gjitha shtetet e botës pa asnjë dallim” – ka shtuar Khateri. Dihet që në Katar përdorimi i alkoolit është i ndaluar, por edhe për këtë shqetësim të tifozëve, drejtori i organizimit të botërorit ka një përgjigje: “Përgjigjja është po. Do të ketë alkool në dispozicion por saktësisht se ku, ne do t’i japim informacionet në kohën e duhur, nuk mund t’i themi tani”.