Peshëngritje / Delegacioni kuqezi kthehet nga Tajlanda, flasin protagonistët

Share Button

AlbanianSport.com 26/09/2019 21:40

ASNN – Kombëtarja kuqezi e shtangës ka mbërritur të enjten në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pas një paraqitje pozitive në kampionatin botëror të peshëngritjes në Pataja të Tajlandës, kur fitoi një medalje të bronztë, por edhe shpreson që t’i çojë dy sportistë si të kualifikuar për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm më Tokio.

Briken Calja, sportisti që u paraqit më mirë në këtë Kampionat Botëror, shprehet i kënaqur që puna e tij e madhe u shpërblye me një vlerësim të madh siç është medalja botërore. Pas medaljes së bronzit në stilin e shkëputjes në botëror, ai synon edhe atë olimpike.

Peshëngritësi shqiptar tha se është një objektiv i arritshëm. “Do të sjell edhe medaljen olimpike, ky është synimi”, – tha Calja. 29-vjeçari u rendit i pesti në dygarësh në peshën deri 73 kilogramë, por sipas trajnerit Sokol Bishanaku, peshëngritësi i tij kishte mundësi të arrinte një rezultat më të lartë.

“Mund të kishte marrë edhe medalje argjendi dhe tentuam edhe rekordin evropian”, – tha ai. Kryetrajneri i kombëtares së shtangës është gjithashtu i bindur se sportisti nga Shtërmeni mund ta arrijë edhe objektivin olimpik.

Ndërkohë që presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica përveçse shprehet i kënaqur për arritjet e Botërorit, rithekson edhe një herë luftën ndaj dopingut, për të qenë gjithçka e pastër në këto arritje. Për peshëngritësit e tjerë ka ende shanse që të sigurojnë pikët e nevojshme për pjesëmarrje në Tokio 2020.

“Peshëngritësit e tjerë që pretendojnë do të shkojnë në turne për të marrë pikët olimpike”, – theksoi kreu i organizmit që qeveris peshëngritjen shqiptare. Lojërat Olimpike verore do të mbahen nga 24 korriku deri 9 gusht të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Japonisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh