AlbanianSport.com 25/09/2019 22:55
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, përcaktoi edhe stadiumet ku do të luhen finalet e Ligës së Kampioneve në 3 sezonet e ardhshme, ajo e Ligës së Evropës në 2021-shin dhe e Superkupës së Evropës.
Kështu në vitin 2021, finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet në Shën Pjetërburg, ajo e vitit 2022 në “Allianz Arena” të Mynihut, ndërsa finalja e 2023-shit, në Stadiumin “Uembli” të Londrës.
Ndërkaq, finalja e veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës në vitin 2021 do të luhet në Stadiumin “Sançez Piz’huan” të Seviljës, ndërsa Superkupa do të luhet në Belfast.
Një vendim tjetër i marrë nga UEFA është edhe emri i veprimtarisë së tretë të futbollit evropian të klubeve, që do të nisë në vitin 2021 dhe që është “Liga e Konferencës Evropiane”.