Moto GP / Vinjales: Motori ynë është ende prapa rivalëve në pistë

Share Button

AlbanianSport.com 24/09/2019 20:20

ASNN – Pas Rosit, edhe spanjolli ankohet për mungesën e fuqisë së motorit të skuadrës japoneze. Piloti spanjoll, Maverik Vinjales, ka bërë thirrje që “Jamaha” të rrisë fuqinë e motorëve të saj, pasi, sipas tij, “Dukati” dhe “Honda” por fitojnë “falas” gati 3 të dhjetat e sekondës në vijë të drejtë në krahasim me të. “Sigurisht që duam të përmirësohemi, sepse “Honda” dhe “Dukati” janë një hap përpara”, – tha Vinjalesi.

Maverik Vinjales thotë se deficiti i “Jamaha”-s sa i përket fuqisë së motorit në krahasim me rivalët e “Dukati”-t, nënkuptonte se ai “nuk kishte asnjë shans” që të mbetej në podium në Çmimin e Madh të Spanjës të dielën në Aragon. Vinjalesi shkoi deri në vendin e dytë, para “Dukati”-t të “Pramak”-ut të Xhek Millerit në xhirot e fillimit të garës prej 23 xhiros dhe, madje të krijonte edhe një hendek midis tij dhe grupit të ndjekësve.

Por Vinjalesi nisi  të humbë ritmin e garës dhe u parakalua edhe nga “Dukati” zyrtar i Andrea Doviciozos, përpara se Milleri t’i vidhte edhe shkallën e fundit të podiumit në fillim të xhiros së fundit. Doviciozo kishte një epërsi prej thuajse 5 miljesh apo 7 km në orë përgjatë segmentit prej 900 m në vijën e drejtë, çka e ndihmoi të parakalonte Vinjalesin, dhe ky i fundit pohoi se edhe Milleri do të kishte bërë të njëjtën gjë.

“Nuk kisha asnjë shans përballë motorëve të “Dukati”-t në vijë të drejtë, – tha spanjolli i “Jamaha-s”. Edhe sikund ta mbaja prapa Xhekun, ai do të më kishte parakaluar në vijë të drejtë. Kështu që nuk kisha asnjë shans të luftoja me Xhekun apo me Dovin.” Edhe Vinjalesi, ashtu si dhe Rosi, kanë pohuar, se, përtej problemeve, skuadra japoneze është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, por kanë theksuar se duhet ende shumë punë për të qenë pretendente.

Prandaj, piloti spanjoll ka bërë thirrje që “Jamaha” të rrisë fuqinë e motorëve të saj, pasi, sipas tij, “Dukati” dhe “Honda”, po fitojnë “falas” gati 3 të dhjetat e sekondës në vijë të drejtë në krahasim me të. “Sigurisht që duam të përmirësohemi, sepse “Honda” dhe “Dukati” janë një hap përpara, – tha Vinjalesi, duke shtuar: “Kështu që ato po përfitojnë deri në 3 të dhjetat e sekondës në vijë të drejtë dhe kjo është e rëndësishme përgjatë 23 xhirove.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh