AlbanianSport.com 24/09/2019 17:35
ASNN – Kreu i motosportit sqaron në Formula 1 se gjithçka mbetet në fazën eksperimentale. Ka patur ditët e fundit diskutime për ndryshime të mundshme në formatin e provave të lira dhe atyre zyrtare, por kreu i motorsporteve në Formula 1, Ros Braun, ka nxituar të sqarojë se të tilla lëvizje do të jetë vetëm të karakterit eksperimental. “Por, ne duam të përmirësojmë sportin tonë, sepse, edhe kur qëndron pa lëvizur, rrezikon të mbetesh prapa”, – ka theksuar ai. Formula 1 po shkon drejt një rishikimi madhor të rregulloreve në 2021-shin, por kjo nuk nënkupton se nuk do të ketë ndryshime edhe në 2020-ën.
Ka patur, për shembull, diskutime për ndryshime të mundshme në formatin e provave të lira, por kreu i motorsporteve në Formula 1, Ros Braun, ka nxituar të sqarojë se të tilla lëvizje do të jetë vetëm të karakterit eksperimental. “Këto ditët e fundit kam lexuar një numër deklaratash të pilotëve apo opinionistëve sa u përket ideve për ta bërë formatin e fundjavës më spektakolar”, – ka thënë Brauni, duke vijuar: “Për ta sqaruar këtë çështje dhe për të shmangur keqkuptimet, po ju them se ka diskutime për eksperimentimin në 2020-ën me disa ndryshime, që synojnë ta bëjnë fundjavën e një Çmimi të Madh më pak të parashikueshëm.”
“Por e theksoj këtu fjalën “eksperiment”, sepse për këtë bëhet fjalë, pra, për një provë të vogël që mund të na japë ide për të ardhmen, – ka vijuar ai. – Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se formati aktual i provave të lira dhe atyre zyrtare është aktualisht mjaft zbavitës dhe spektakolar, por ajo që është e rëndësishme është që të sigurohemi që vetë gara, pra, kulmi i kësaj fundjave, të jetë sa më tërheqëse të jetë e mundur.” Brauni tha se mënyra më e mirë për të provuar një format të ri, që mund të bënte vërtet dallimin, do të ishte që ai të provohej në një garë reale, duke thënë: “Nuk ka rëndësi sesa shumë simulime apo prova teorike dhe kompjuterike bën”.
“Sepse, nuk ka njësi matëse më të saktë se vetë pista, – ka vijuar ai. – Formula 1, skuadrat dhe vetë FIA po studiojnë mundësinë e një formati të rishikuar me më pak faza për vitin që vjen. Me një rregullore të qëndrueshme sportive dhe teknike në 2020-ën, kjo është koha më e përshtatshme për të tilla rivlerësime. Nuk është marrë ende asnjë vendi, sepse po finalizojmë të gjitha hollësitë, por reagimet që kemi marrë deri më tani, në shumicën e tyre, janë pozitive. E kuptoj që idealistët mund të jenë shqetësuar, por ne nuk duhet t’i trembemi një eksperimenti, sepse përndryshe nuk mund të bëjmë përpara.”
“Por edhe nuk duam ndryshim thjesht për hir të të ndryshuarit. Ne duam të përmirësojmë sportin tonë, sepse, sikundër në përmirësimin e makinave, edhe kur qëndron pa lëvizur, rrezikon të mbetesh prapa”, – ka përfunduar Brauni.