Gjergj Vyshka 01.12.2014 09:25
Apolonia ka gjetur kryesimin e munguar në kampionatin e basketbollit të femrave. Ka përfituar jo vetëm nga pushimi që ka pasur Flamurtari, por dhe nga fakti se dje në Durrës ka mundur thellësisht me 44 pikë diferencë Elbasanin.
E kthyer si në një ndeshje stërvitore, vajzat e Astrit Grevës kanë bërë gjithçka mirë dhe nuk kanë toleruar asgjë. E duket që së bashku me Flamurtarin, dy skuadra që deri më tani nuk kanë asnjë humbje, do të jenë pretendente kryesore për titullin “kampion” në basketboll për femra.
Tashmë gjithçka do të rikthehet tek Kupa e Shqipërisë, e cila në mesjavë do të luajë turin çerekfinal për të kaluar më pas tek kampionati, i cili i mbyll ndeshjet e vitit më 14 dhjetor për t’i vënë “vulën” më pas me finalet e Kupës më 18-20-vjeçarëve dhjetor.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 7-të
(28-30 nëntor 2014)
Të premten:
Studenti – Vllaznia 64-62
Skënderbeu – Tirana 54-63
Të shtunën:
Kamza Basket – Përmeti 67-39
Të dielën:
Apolonia – Elbasani 103-59
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 6 6 0 506-360 12
- Flamurtari 6 6 0 440-336 12
- Studenti 7 4 3 455-451 11
- Tirana 6 4 2 448-372 10
- Skënderbeu 6 4 2 424-358 10
- Vllaznia 7 1 6 461-512 8
- Elbasani 6 2 4 407-500 8
- Kamza Basket 6 1 5 349-410 7
- Përmeti 6 0 6 280-517 6