(Video) Briken Calja, medalje të bronztë & vend të 5-të në Botëror

Share Button

AlbanianSport.com 21/09/2019 17:10

ASNN – Ngjitet në podium dhe është i 5-ti në dygarësh, gara erdhi drejtpërdrejt në RTSH 2. Një medalje e bronztë, por edhe një vend i 5-të në botë dhe Briken Calja e ka ngjitur Shqipërinë në podium në Botërorin e Peshëngritjes në Tajlandë. Ai është renditur i 3-ti në stilin e shkëputjes dhe i 13-ti në atë të shtytjes, por e ka mbyllur në vendin e 5-të në dygarësh.

Gara e Caljes u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport. Briken Calja është i 5-ti në Kampionatin Botëror të peshëngritjes për të rritur, që është duke u zhvilluar në Tajlandë dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Jo vetëm kaq, por është i 3-ti dhe medalist i bronztë në stilin e shkëputjes.

Ndërsa me pak më shumë fat, mund të kishte arritur dhe më lart. 151 kilogramë në provën e parë, 156 kilogramë në provën e dytë dhe në të tretën ka bërë pas duke parë që kundërshtarët më poshtë ishin djegur në tentativat e tyre. Edhe në shtytje e nis mirë, ndërsa realizon në provën e parë 181 kilogramë. Por më pas nuk arrin të ngrejë dy herë 190 kilogram dhe për rrjedhojë është i trembëdhjeti në shtytje.

Në dygarësh me 337 kilogramë ka zënë vendin e pestë, ndërsa vazhdon të mbetet elitë e peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Të dielën do të jetë radha e Erkand Qerimajt dhe Daniel Godellit, të dy në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kilogram, kurse të hënën e mbyll Botërorin e Peshëngritjes për Shqipërinë, Krenar Shoraj në peshën 89 kilogramë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh