AlbanianSport.com 01.12.2014 08:40
ASNN – Fitorja me Sopotin në vizitën korçare, por dhe marrja e vendit të parë, e ka bërë skuadrën e Banos që tashmë të shikojë më shumë nga ngjitja në Superiore, atje ku ka qenë deri në fund të sezonit 2013-2014.
Lushnjarët, të paktën edhe sipas faqes në “Facebook”-ut, KF Lushnja, favorizohen nga kalendari, sepse kanë pesë ndeshje deri më 20 dhjetor, kohë në të cilën mbyllet gjysma e parë e kampionatit.
Dhe në këto 5 sfida, Lushnja 4 ndeshje do t’i luajë në stadiumin “Roza Haxhiu”. Që do të thotë se për skuadrën e Banos faza e dytë është më e thjeshtë në dukje, sepse Lushnja të gjitha pretendentët për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore i pret në shtëpi.
Ndaj nga skuadra verdhejeshile kërkohet përqendrim dhe dëshirë për t’u zot të vendit të parë në grupin e Jugut.