(Video) “261 fearless” një nismë për të fuqizuar femrat nëpërmjet vrapimit

Share Button

AlbanianSport.com 20/09/2019 18:00

ASNN – Legjendarja Kethrinë Suitcer në Tiranë, për promovuar nismë e saj gjysmëshekullore. Kethrinë Suitcer është femra e parë që ka garuar para 52-vjetësh në Maratonën e Bostonit, duke hapur kështu rrugën për miliona të tjera. Dhe ditët e fundit, 72-vjeçarja Suitcer ka ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim, për të promovuar organizatën e saj, që përdor vrapimin si mjet për fuqizimin shoqëror dhe bashkimin e grave dhe vajzave.

”261 Fearless” është organizatë globale jofitimiprurëse themeluar në vitin 2015 nga vrapuesja pioniere, Kethrin Suitcer. Kjo organizatë përdor vrapin (social) si mjet për fuqizimin dhe bashkimin e grave dhe vajzave duke krijuar klubet e vrapit në vende e qytetet të ndryshme. Dhe ditët e fundit, 72-vjeçarja Suitcer ka ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim. “Ajo që më ka sjellë në Tiranë është se “261 Fearless” po merr jetë edhe në Shqipëri”, – ka thënë ajo.

“261” është numri që unë kisha në atë maratonë historike të Bostonit, që gjyqtarët e garës u përpoqën të ma hiqnin, – ja vijuar ajo. – Dhe papritur është shndërruar në një numër që nënkupton të qenit sypatrembur. Femrat anembanë botës por e përqafojnë të vrapuarit dhe po e bëjnë këtë hap të parë pa u trembur, për vijuar më pas me të tjerë hapa. “261 Fearless” nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me të qenit konkurrues apo me të vrapuarit shpejt.”

“E as apo me mbylljen e një maratone, por ka të bëjë me femrat që takohen bashkë dhe ndjehen të lumtura dhe që besojnë në veten e tyre, – ka përfunduar ajo. Për dy përfaqësueset e klubit shqiptar të “261 Fearless”, Brunilda Kondi  dhe Mimoza Nogu, ky është një eveniment i veçantë.

Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh