AlbanianSport.com 19/09/2019 23:10
ASNN – Një re e madhe tymi ka përkeqësuar cilësinë e ajrit të Singaporit. Kjo është shkaktuar nga tymi që vjen nga zjarret e Indonezisë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ky nivel ndotje është tepër i lartë dhe vë në rrezik garën e Formula 1, e programuar për t’u zhvilluar këtë fundjavë në pistën e “Marina Bej”, një garë që zhvillohet natë, nën ndriçimin e prozhektorëve.
Kështu, reja toksike, me zanafillë nga zjarret në pyjet e Indonezisë fqinje, ka përkeqësuar cilësinë e ajrit në Singapor vetëm disa ditë para garës së Formula 1 që zhvillohet në rrugët e qytetit. Agjensia Kombëtare e Mjedisit e ka përkufizuar këtë si ndotjen në “nivelin më të lartë” duke vënë në rrezik garën e së dielës, pas mjegullës së dendur të parë sidomos mbrëmjen e kaluar.
Kur dihet që gara e Singaporit zhvillohet natën nën ndikimin e prozhektorëve. Megjithatë, drejtuesit e Formula 1 raportohet të kenë një plan emergjence nëse përkeqësohet cilësia e ajrit “jashtëzakonisht e ndryshueshme”. Deri tani janë bërë disa prova në pistën “Marina Bej”, kur janë ndezur projektorët, por shikueshmëria ka qenë tepër e ulët.
Përveç problemeve të tjera që ekzistojnë në këtë pistë, lagështira dhe temepraturat e larta, tashmë shtohet edhe smogu. Sidoqoftë, priten ndryshime deri në fundjavë, pra që ajri të pastrohet, e gara të zhvillohet siç ishte planifikuar.