AlbanianSport.com 18/09/2019 19:05
ASNN – “Të mëdhatë” bëjnë detyrën, por Veleçiku shtang Flamurtarin, ndërsa Shënkolli ndal Tiranën. Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka nisur të mërkurën rrugëtimin e sezonit të saj të ri dhe janë luajtur 15 nga ndeshjet e turit të 32-shes, ndërsa takimi i fundit, ai Apolonia-Kamza, nuk u luajt në Fier, pasi skuadra mike nuk u paraqit.
Në takimet e grupit A, Partizani fitoi pastër 0-3 ndaj Vorës, Teuta mposhti 2-0 Tërbunin në Pukë, ndërsa e papritur ishte ndalesa e Tiranës pa gol në Shënkoll përballë vendasve. E papritura më e madhe ishte humbja e Flamurtarit, me shifrat 2-2 në Koplik përballë Veleçikut. Iliria e Fushë-Krujës fitoi me përmbysje, 2-1, në derbin përballë Kastriotit, ndërsa fitore, ndonëse minimal, korri edhe Vllaznia në Burrel.
Erzeni mundi thellë, me shifrat 3-0 Dinamon, ndërkohë që edhe Korabi mposhti me përmbysje 2-1 Besëlidhjen. Ndërkaq, në grupin B, Kukësi fitoi me shifrat 3-1 në Peqin përballë Shkumbimit, ashtu sikurse edhe Skënderbeu fitoi me shifrat 4-1 në derbin me Devollin. Elbasani dhe Laçi e mbyllën pa gola takimin midis tyre, pamje të së cilës na sjell kjo kronikë, ndërkohë që Bylisi fitoi 4-0 në Pogradecit.
Edhe Luftëtari fitoi në fushë të minimalisht ndaj Turbinës në Cërrik, kurse Lushnja fitoi 2-1 përballë Orikut, me përmbysje. Kamza, ende pa ekip, nuk u paraqit në takimin përballë Apolonisë, dhe fierakët presin t’u akordohet fitorja 3-0 në tavolinë.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.
Kupa e Shqipërisë
Ndeshjet e para të turit të 32-shes
Grupi A
Tërbuni Pukë – Teuta 0-2
Veleçiku Koplik – Flamurtari 3-2
Shënkolli – Tirana 0-0
Iliria Fushë-Krujë – Kastrioti 2-1
Burreli – Vllaznia 0-1
Erzeni Shijak – Dinamo 3-0
Korabi Peshkopi – Besëlidhja 2-1
Vora – Partizani 0-3
Grupi A
Devolli – Skënderbeu 1-4
Elbasani – Laçi 0-0
Turbina Cërrik – Luftëtari 0-1
Pogradeci – Bylis 0-4
Egnatia Rrogozhinë – Besa 0-1
Lushnja – Oriku 2-1
Shkumbini – Kukësi 1-3
Apolonia – Kamza (Nuk u luajt)
Shënim: Ndeshjet e kthimit luhen pas një jave, më 2 tetor 2019.