AlbanianSport.com 18/09/2019 17:15
ASNN – Shtangisti kuqezi rrëfen për RTSH-në pritshmëritë në kategorinë e peshës së tij. Nga data 18, deri më 27 shtator 2019, do të zhvillohet në Tajlandë Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rritur, i cili do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Pjesë e delegacionit shqiptar që tanimë ndodhet në Tajlandë, atje ku do të mbahet Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rritur, është edhe Krenar Shoraj, i cili shpreson për një paraqitje të mirë në këtë veprimtari.
Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Shoraj është i ndërgjegjshëm për sfidën që e pret në këtë Botëror.
Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rritur do të zhvillohet në Tajlandë nga data 18, deri më 27 shtator 2019 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.