AlbanianSport.com 18/09/2019 15:25
ASNN – Danil Medvedev zbulon se çfarë do të bëjë me paratë që ka fituar në 3 turnetë e fundit, atë “US Open”, atë të Sinsinatit dhe atë të Kanadasë. Janë më shumë se 3 milion euro në llogarinë e tenistit rus, i cili sidoqoftë, thotë se nuk i pëlqen jeta e luksit. i pëlqejnë makinat e një tipi dhe për pjesën tjetër do të bisedojë me bashkëshortet se si do t’i investojnë. Medvedev të do konkurrojë në turneun rus të cilin kërkon ta fitojë.
Tenisti rus i ka shtuar të ardhurat në llogarinë e vet, pas pjesëmarrjeve në 3 turnetë e fundit, Turneun e Hapur Amerikan “US Open 2019”, atë të Sinsinatit, po në SHBA, dhe atë të Kanadasë. Janë 3,368,273 euro, për të cilat ai tregon se çfarë do të bëjë. “Nuk më intereson shumë luksi në jetë, – ka thënë ai. – Për të qenë i sinqertë, më pëlqejnë makinat. Mund të blej modele të reja të së njëjtës markë.”
“Por në përgjithësi gruaja ime dhe unë do të mendojmë se si i investojmë këto para”, – ka shtuar tenisti rus. Duke folur nga Moska. Medvedevi ka analizuar gjithashtu edhe arsyet që e çuan deri në finalen e “US Open 2019” dhe paraqitjen e tij të shkëlqyer në turneun amerikan. “Gjendja fizike ishte thelbësore në “US Open 2019, – ka thënë ai. -Ishte aspekti më i rëndësishëm për të arritur në nivelin më të lartë. Kjo gjë zvogëlon edhe mundësitë për t’u dëmtuar. Ndërsa për lojën duhet të pyesni trajnerin tim.”
“Ne kemi besim tek njëri-tjetri dhe punojmë se si të përmirësohem, – ka vijuar tenisti. – Stërvitja është shumë e vështirë, jo se unë jam i keq, apo se kam një mentalitet rus. Nëse më thua diçka, do ta diskutoj dhe do ta mohoj, por në fund do ta kujtoj dhe do ta bëj. Kështu që të punosh me mua është e lehtë dhe e vështirë në të njëjtën kohë.” Medvedevi e nis si pretendent për titullin në Shën Pjetërburg.
Një turne ku ruan kujtime të bukura dhe ku shpreson ta bëjë të tijin trofeun. “Për mua objektivi i parë është të fitoj çdo ndeshje që luaj, – ka thënë rusi. – Dua të arrij në finale dhe të fitoj titullin. Gjithmonë më pëlqen të garoj në Rusi, unë kam pasur rezultatet e mia të para të shkëlqyera këtu. Mbaj mend që këtu në Shën Pjetërburg u kualifikova për herë të parë disa vite më pare. Shpresoj të marr mbështetjen e shumë spektatorëve dhe të demonstroj lojën time më të mirë.”