AlbanianSport.com 17/09/2019 21:15
ASNN – Kampioni shqiptar i Evropës, i indinjuar me reagimin e MASR-së, por premton maksimumin në Botëror. Briken Calja është njëri nga 4 sportistët shqiptarë që përbën delegacionin kuqezi në Botërorin e Peshëngritjes në Tajlandë. Por ai është nisur për në Botërorin e Tajlandës, por jo ashtu siç do të dëshironte dhe shkak i zemërimit është bërë mosdhënia e shpërblimit për medaljet e fituara në Evropianin e shkuar.
Kështu, është nisur për në Botërorin e Tajlandës, por jo ashtu siç do të dëshironte. Për Briken Caljen, shkak i zemërimit është bërë mosdhënia e shpërblimit për medaljet e fituara në Evropianin e shkuar. Kampioni shqiptar i Evropës kërkon vetëm zbatimin e ligjit, por problemin e shikon tek burokracia. Sidoqoftë, ai ka premtuar maksimumin në Botërorin e Tajlandës.
Shqipëria ka shkuar me 4 sportistët e saj më në formë të momentit dhe, përveç Caljes, delegacioni shqiptar përbëhet edhe nga Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, ndërsa Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rritur do të zhvillohet në Tajlandë nga data 18, deri më 27 shtator 2019 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.