AlbanianSport.com 01.12.2014 07:55
ASNN – Janë luajtur takimet e radhës në javën e 8-të të të dy grupeve të Kategorisë së Dytë dhe dibranët kanë fituar me vështirësi në Skrapar edhe duke pasur ankesa për gjykimin. Korabi e Gramshi janë të papërmbajtshëm dhe, ndërsa frenohet Turbina, pretendon Himara. Shtohen kështu radhët e konkurrentëve në Grupin e Jugut për në Kategorinë e Parë.
Fitorja minimale e Korabit në Skrapar ndaj skuadrës vendase, e ka ngjitur ekipin dibran në kuotën e 21 pikëve në krye të renditjes së grupit A, pas 7 fitores në po aq ndeshje, ku kanë shënuar 13 gola dhe kanë pësuar vetëm 3. Tri pikë prapa Korabit është Erzeni, që vuajti, por triumfoi 3-2 në derbin lokal me Sukthin, ndërsa vendin e tretë e mban Luzi 2008, me 17 pikë, pas barazimit 1-1 në Vorë ndaj skuadrës vendase.
Në grupin B, apo grupin e Jugut, spikati fitorja 2-0, që Gramshi mori në fushën e vet ndaj Përmetit, që i ngjiti vendasit në krye të vetëm me 18 pikë, dy më tepër sesa Turbina, që dje u frenua në fushën e vet në një barazim 1-1 nga Tepelena. Nga frenimi i cërrikasve ka përfituar Himara, që me fitoren 2-1 që mori në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase, është barazuar me Turbinën në kuotën e 16 pikëve.
Kategorinë e Dytë
Grupi A
Java e 8-të
(30 nëntor-1 dhjetor 2014)
Të dielën:
Vora – Luzi 2008 1-1
Skrapari – Korabi 0-1
Albpetroli – Shënkolli 1-1
Erzeni – Sukthi 3-2
Domosdova pushim
Të hënën:
Teuta B – Olimpik
Partizani B – Tirana B
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 7 7 0 0 13-3 21
- Erzeni 7 6 0 1 21-12 18
- Luzi 2008 8 5 2 1 17-5 17
- Shënkolli 8 3 2 3 15-8 14
- Partizani B 6 4 1 1 7-1 13
- Sukthi 8 3 3 2 10-7 12
- Vora 7 2 3 3 11-12 9
- Olimpik 6 2 2 2 13-7 8
- Albpetroli 7 1 3 3 6-10 6
- Tirana B 6 1 2 3 11-14 5
- Skrapari 8 1 1 6 1-21 4
- Teuta B 7 0 3 4 4-12 3
- Domosdova 7 0 0 7 4-21 0
Grupi B
Java e 8-të
(30 nëntor 2014)
Të dielën:
Gramshi – Përmeti 2-0
Këlcyra – Memaliaj 0-1
Turbina – Tepelena 1-1
Gramozi – Orikumi 0-2
Delvina – Bilisht Sporti 2-1
Egnatia – Himara 1-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Gramshi 8 5 3 0 16-3 18
- Turbina 8 4 4 0 11-3 16
- Himara 8 5 1 2 18-12 16
- Memaliaj 8 4 2 2 13-8 14
- Orikumi 8 4 2 2 11-9 14
- Tepelena 8 3 4 1 15-12 13
- Egnatia 8 3 1 4 8-11 10
- Gramozi 8 2 3 3 7-11 9
- Bilisht Sporti 8 2 1 5 7-9 7
- Delvina 8 2 1 5 7-11 7
- Këlcyra 8 2 0 6 6-17 6
- Përmeti 8 0 2 6 6-19 2