Tenis / Turneu i Hapur Amerikan “US Open 2019”, më fitimprurësi për sportistët

Share Button

AlbanianSport.com 15/09/2019 13:50

ASNN – Me 57 milionë dollarë, ai në Nju Jork është turneu me çmimet më të shpërndara në krahasim me turnetë e tjerë madhore, “Grend slem”-et e tjera. Madje këtë vit buxheti ka qenë 7.5% më i madh, krahasuar me vitin e kaluar. Nadali dhe Andre’esku, si fitues kanë marrë përkatësisht 4 dhe 2 milionë dollarë.

“Grand Slem”-i i fundit i sezonit, Turneu i Hapur Amerikan “US Open”, ka shpërndarë më shumë se 57 milion dollarë çmime, që do të thotë 7.5% më shumë se vitin e kaluar, në të cilin Gjokoviçi ishte fituesi. Mundi dhe sakrificat e tenistëve që fitojnë trofeun por edhe ata që marrin pjesë, gjatë tureve, shpërblehen mirë financiarisht. Kështu pasi mori trofeun te meshkujt, Nadal përfitoi plot 4 milionë dollarë (rreth 3 milionë e gjysmë Euro).

Ndërsa Medvedevi, si finalist i “US Open” ka shtuar në llogarinë e tij dy milionë dollarë (mbi 1.7 milionë Euro). Po kaq përfitoi edhe Bianka Andre’esku, që fitoi trofeun tek femrat, pasi mundi në finale Serena Uilliamsin. Ndërsa përsa i përket renditjes së meshkujve (ATP) dhe femrave (WTA), fituesit marrin përkatësisht 2,000 pikë, ndërsa finalistët, 1,200.

Mateo Berretini dhe Grigor Dimitrovi, te meshkujt, dhe Svitolina e Bençiç, tek femrat, që shkuan deri në gjysmëfinale, kanë shijuar shumën prej 960,000 dollarësh (mbi 870.00 Euro). Çerekfinalistët  morën gjysmë milion dollarë,  (450,000 Euro), ndërsa ata të turit të 16-shes morën 280,000 dollarë (rreth 250,000 euro). Përveç kësaj, turneu rezervon gjithashtu të drejtën për të përcaktuar zgjedhjen e lojtarit me paraqitjen më të dobët.

Dhe ajo është Karla Suárez.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh