AlbanianSport.com 06/09/2019 18:50
ASNN – Maradona rikthehet në stolin e një skuadre. Ai do të drejtojë Himnasia La Plata, skuadër që militon në divizionin e parë të futbollit argjentinas. Lajmi është bërë zyrtar nëpërmjet faqes së klubit. Për Maradonën do të jetë një mision i vështirë, pasi skuadra ndodhet në vendin e fundit në renditje, pas 5 ndeshjesh të luajtura, me vetëm një pikë.
Pas përvojës në Meksikë me Dorados, e një periudhe në të cilën iu desh të përballej me problemet shëndetësore, një ndërhyrje kirurgjikale në gju, Diego Armando Maradona rikthehet në stol. Presidenti i Himnasia La Plata, Gabriel Pelegrino, ka zgjedhur ish-yllin e futbollit argjentinas për të zëvendësuar Darío Ortizin në drejtimin e klubit argjentinas në divizionin e parë.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit. Prezantimi i Maradonës te skuadra e La Platas është bërë të premten. Do të jetë një mision i vështirë për Maradonën, pasi Himnasia është e fundit në klasifikim, me vetëm një pikë, të arritur pas 5 ndeshjeve të para të luajtua në kampionatin argjentinas.
Debutimi me skuadrën do të jetë në 15 shtator, kundër Rasing, e vlefshme për javën e 6-të të Superligës. Kjo është përvoja e 7-të për legjendën e futbollit botëror, Diego Armando Maradonën në drejtimin e një skuadre, përfshirë këtu edhe përfaqësuesen argjentinase.