(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë zhvillojnë seancën e fundit “shqiptare”

Share Button

AlbanianSport.com 04/09/2019 20:30

ASNN – Kuqezinjtë, të enjten paradite, drejt Parisit, dy seanca stërvitore në Francë për ndeshjen. Të mërkurën pasdite, Kombëtarja u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve “shqiptare”, teksa ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Durrës, përpara se të niset për në Francë, ku e veçanta është se kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore atje. Seanca stërvitore e fundit në tokën mëmë ka qenë në kuadër të programit të hartuar nga trajneri Reja dhe stafi i tij teknik.

Ndërsa italiani mund t’i gëzohet faktit se të gjithë të grumbulluarit e tij gëzojnë formë të mirë fizike dhe nuk ka dëmtime. E veçanta e seancës stërvitore të zhvilluar në Durrës, është se për ata ndjekur atë ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në fakt, sipas programit mediatik dhe stërvitor për Kombëtaren, të përpiluar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për dy përballjet e radhës në Eliminatoret e Euro 2020-ës, me Francën dhe Islandën, të enjten paradite, në ora 11:15, delegacioni kuqezi do të niset për në Paris.

Në kryeqytetin francez, Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore duke nisur nga ora 18:00.Ndërsa të premten në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Reja, së bashku me kapitenin e skuadrës. Kjo është në kuadër të praktikës normale një ditë përpara ndeshjes me Francën, në Satdiumin “Saint Denis”, aty ku kuqezinjtë do të vijojnë, duke nisur nga ora 19:30, do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në fushën ku do të zhvillohet ndeshja e 7 shtatorit.

Në prag të këtyre dy sfidave eliminatore, Shqipëria mban vendin e 3-të në grupin H, me 6 pikë, 3 më pak sesa 3 bashkëkryesueset e grupit, Franca, Turqia dhe Islanda.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh