Skënderbeu / Daja nuk e bën “dramë” Bylisin: Ta harrojmë sa më parë!

Share Button

AlbanianSport.com 02/09/2019 11:55

ASNN – Pas dy fitoreve radhazi, ka ardhur edhe humbja për Skënderbeun. Por kjo gjë nuk e alarmon trajnerin Ilir Daja, teksa bën analizën e tij. Një ekip, konkretisht Skënderbeu i tij, brenda 15 ditëve, ka kaluar disa faza, të cilat në fakt duan kohën e tyre për të dhënë frytet e veta.

“Është krejt normale, ne mund të kishim pësuar edhe më shumë gola, ashtu si edhe mund të kishim shënuar, – ka thënë ai. – Bylisi e meritoi gjithçka. Duhet që të bëjmë një analizë. Në 6 gusht nisëm përgatitjet dhe një muaj e gjysmë pa pushim. Ekipi ka punuar me ngarkesa të plota.”

“Kemi bërë tre ndeshje në javë me të njëjtët lojtarë, – shtoi kryeqytetasi i stolit të korçarëve. – Të gjitha këto u panë në fushën e lojës, ku Bylisi fitoi të gjitha dyluftimet”. Menjëherë pas dy ditëve pushim, skuadra do të rinisë stërvitjen për ndeshjen e radhës. E Daja premton se Skënderbeu do të ketë ritëm tjetër.

“Kemi bërë dy ndeshje brenda dhe një në fushë të huaj, – thekson ai. – Që do të thotë se, ne do të humbnim në fushë të huaj ose do kishim fituar dy ndeshje brenda. Kemi 70-80% lojtarë me eksperiencë në formacionin e parë dhe për të qenë më mirë, dhe me një gjendje tjetër fizike do të jemi edhe më mirë.”

“Përveç kësaj janë edhe disa lojtarë të rinj që do të shtojnë rivalitetin dhe skuadra do të jetë më solide. Pavarësisht se në Korçë nuk e pranojnë një humbje të atillë, duhet që të jemi gjakftohtë. Kam biseduar edhe me lojtarët pas ndeshjes dhe kjo humbje duhet harruar sa më parë dhe të mendojmë për të ardhmen”, – përfundoi trajneri Ilir Daja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh