(Video) Shpresat / Bushi: Franca, “banko-provë” për sfidën me Austrinë

Share Button

AlbanianSport.com 30/08/2019 15:10

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare të Nën-21-vjeçarëve, të njohur ndryshe si Shpresat, Alban Bushi, ka dalë të premten në një konferencë për shtyp, për të shpallur listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore me Francën në 5 shtator 2019, dhe atë eliminatore me Austrinë, më 9 shtator në Stadiumin “Niko Dovana”, që luhet duke nisur nga ora 16:00. Në prag të dy ndeshjeve që Shqipëria e kësaj grupmoshe, do të luajë në fillim të shtatorit, trajneri Bushi u shfaq optimist për të ardhmen e skuadrës së tij.

Ai nuk harroi të vlerësojë elementët e talentuar që ka në skuadër, të cilët shumë shpejt mund të jenë lojtarë të Kombëtares së madhe. “Kam në skuadër shumë lojtarë që janë pretendent për ekipin kombëtar të të rriturve, pothuajse të gjithë këta lojtarë që janë në këtë listë mund të luajnë pa problem në atë Kombëtare në 2-3 vitet e ardhshme, – ka thënë Bushi. – Madje trajneri Reja ka dashur t’i ketë në skuadër një pjesë të këtyre elementëve.”

“Por në bashkëpunim me Drejtorinë e Ekipeve Kombëtare vendosëm që të qëndrojnë me ne për Francën dhe Austrinë dhe në të ardhmen do të jenë pjesë e skuadrës së Rejas”, – vijoi ish-futbollisti i Kombëtares. Kundërshtari i radhës në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe është Austria, dhe Bushi është i qartë në idetë e tij për atë që do kërkoj skuadra. “Do të mundohemi të marrim 3 pikët ndaj Austrisë, pasi, nëse nuk i marrim, na nxjerr jashtë loje.”

“Ka pasur futbollistë që ka pasur në Evropian dhe ka ekip të fortë, – ka vijuar ai. – Ndaj ekipeve të forta ne kemi treguar se dimë të shënojmë. Ndeshja me Francën ndërkohë do të na shërbejë shumë, sepse këta lojtarë kanë nevojë të luajnë me skuadra të mëdha dhe të marrin përvojë dhe, më pas, ndeshen më lirshëm me kundërshtarë që janë nën nivelin e Francës. Kjo ishte dhe arsyeja se përse e bëjmë këtë ndeshje. Skemën që do të përdorim me Francën do ta përdorim edhe me ndeshjen me Austrinë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh