AlbanianSport.com 29/08/2019 21:10
ASNN – Nga 20, zgjerohet në 22 gara vitin e ardhshëm, gjithçka do të vazhdojë të vijë drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Do të nisë në Australi në mars dhe do të mbyllet në Abu Dhabi dhe, si kurrë më parë, do të përbëhet nga plot 22 gara. Formula 1 ka bërë të ditur të enjten kalendarin paraprak të kampionatit të saj Botërorit të vitit 2020. Siç dihet, Botërori i Formulës 1 po vjen dhe do të vijë edhe në vitet në vijim drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar .
Formula 1 ka bërë të ditur kalendarin paraprak të kampionatit të saj Botërorit të vitit 2020, i cili, si kurrë më parë, do të përbëhet nga plot 22 gara. Megjithatë, ky kalendar do të paraqitet për miratim gjatë mbledhjes së Këshillit Botëror të Motosportit, organizmit që qeveris Federatëpn Botëror e të Automobilizmit (FIA), më 4 tetor 2019. Edicioni jubilar i 70-të i Formulës 1 do të nisë me Çmimin e Madh të Australiësë, që do të mbahet në Melbërn më 15 mars 2020.
Dhe, si gjithmonë, do të mbyllet me Çmimin e Madh të Abu Dhabit, në pistën e “Jas Marinës”, më 29 nëntor 2019. Përgjatë këtij rrugëtimi, do të jenë edhe 7 fundjava të njëpasnjëshme garash dhe dy destinacione të reja shtesë. Vietnami do të bëhet vendi i 34-t në planet që do të presë një garë të Botërorit të Formulës 1 dhe kampionati më i shpejtë i makinave në botë do të zbresë në rrugët e Hanoit më 5 prill 2020. Ndërkaq, një emër i madh nga e shkuara rikthehet në trajtën e pistës së Zandvortit.
E cila do të presë Çmimin e Madh të Holandës, por edhe hordhitë e admiruesve të Maks Verstapenit më 3 maj 2020. Këtë vit, një numër destinacionesh historike, të tilla si Australia, Britania e Madhe dhe Spanja, kanë rinovuar kontratat, ashtu sikundër ka bërë edhe një rishtar si Azerbajzhani. Mekska do të vazhdojë të presë një garë për 3 vitet e ardhshme, nën emërtimin e Çmimit të Madh të Meksiko Sitit. Ndërsa për momentin, është në procesin e finalizimit të zgjatjes së kontratës me Çmimin e Madh të Italisë.
Kjo ndodh teksa pista e Monzës do të festojë 90-të vjetorin e garimit në të fundjavën e ardhshme. Siç dihet, Botërori i Formulës 1 po vjen dhe do të vijë edhe në vitet në vijim drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar .