(Video) Xhudo / Kosova, 2,656 pikë olimpike në Tokio, Shqipëria, 200…

Share Button

AlbanianSport.com 27/08/2019 18:45

ASNN – Indrit Çullhaj e mbyll me një fitore, 5 xhudistet e Kosovës fitojnë edhe dy medalje të bronzta. Në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, po zhvillohet Kampionati Botëror i Xhudos, ku po merr pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova.  Kështu, përveç dy medaljeve të bronzta të këtë Botëror, xhudistët kosovarë kanë grumbulluar edhe plot 2,656 pikë olimpike me paraqitjet dhe arritjet e tyre në këtë veprimtari.

Në përpjekjet për ta siguruar pjesëmarrjen sa më të madhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Kosovës do t’i vijnë në ndihmë pikët olimpike të fituara nga Botërori i xhudos, në mënyrë që të arrihet norma kualifikuese. Deri më tani kanë garuar 4 xhudistë kosovarë në Tokio, ndërsa Loriana Kuka do të garojë të premten. Prej 4 xhudistëve që kanë garuar deri më tani, Kosova ka grumbulluar 2,656 pikë olimpike, si dhe ka marrë edhe dy medalje të bronzta.

Më tepër pikë kanë fituar Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi, nga 1,000 pikë olimpike secila, pasi që të dyja arritën ta fitojnë medaljen e bronztë në kategorinë përkatëse të peshës trupore. Në fakt, Kelmendi erdhi si kampione olimpike, por u ndal në gjysmëfinale nga kampionia e botës, Abe Uta, dhe u detyrua të kënaqej me medaljen e bronztë.

Ndërsa, Nora Gjakova u grumbulloi 456 pikë për arritjen në vendin e 7-të, ndërsa Akil Gjakova 200 pikë, për një fitore në këtë turne. Në anën tjetër, Loriana Kuka ndeshet të premten në ora 05:00 e mëngjesit në kategorinë e peshës trupore deri në 78 kg. Ndërkaq, me një fitore të vetme dhe 200 pikë olimpike të grumbulluara është mbyllur edhe ky Botëror i Xhudos për Shqipërinë, pasi Indrit Çullhaj është eliminuar që në turin e dytë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh