AlbanianSport.com 27/08/2019 20:35
ASNN – 32-vjeçarja e përfaqësueses turke, blerja e dytë e huaj e të kuqve për sezonin e ri. Volejbollistja turke, Jeliz Basha, përforcimi i radhës i Partizanit të volejbollit të femrave. 32-vjeçarja, 1 m e 88 centimetra e lartë, luan diagonaliste dhe sezonin e ardhshëm, atë 2019-2020, do të debutojë në kampionatin shqiptar me fanellën e skuadrës së “kuqe”. Kampionia në fuqi e volejbollit për femra dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Partizani, vazhdon fushatë e përforcimeve teksa e pret një sezon i vështirë dhe i ngjeshur.
Siç dihet, përveç mbrojtjes së dy trofeve të fituara sezonin e shkuar, në sezonin e ri, skuadra e të kuqve të kryeqytetit do të marrë pjesë edhe në turet eliminatoret të Ligës së Kampioneve të Evropës në volejboll për femra, aty ku më datë 8 dhe më 15 tetor 2019, do të përballet me boshnjaket e Jedinstvo Brckos. Dhe është volejbollistja turke, Jeliz Basha përforcimi i radhës i Partizanit. 32-vjeçarja, 1 m e 88 centimetra e lartë, luan diagonaliste dhe sezonin e ardhshëm, atë 2019-2020, do të debutojë në kampionatin shqiptar me fanellën e skuadrës së “kuqe”.
Një përforcim që konsiderohet shumë i rëndësishëm për stan e skuadrës së Partizanit, një lojtare me shumë përvojë, që ka luajtur jo vetëm në Evropë por edhe në Azi. Sezonin e fundit, Basa është aktivizuar në Indonezi dhe Tajlandë, ku është dalluar me lojën e saj. Ky është një përforcim që pritet t’i japë një tjetër fizionomi skuadrës së Partizanit. Basha është lojtarja e dytë e huaj që firmos për Partizanin, pas sllovakes Romana Hudeçova edhe kjo lojtare e ekipit përfaqësues të vendit të saj.
Duhet theksuar se tek kampionet e Shqipërisë janë afruar deri më tani edhe 4 volejbolliste nga kampionati shqiptar, që janë Klonarda Nezaj, Fatbardha Picaku, Jola Gjermeni dhe Joana Kushi.