Formula 1 / Aty ku gjitha statistikat flasin për “Mercedes”-in si më e shpejta

Share Button

AlbanianSport.com 26/08/2019 19:40

ASNN – Rezultatet e arritura nga “Mercedes”-i në gjysmën e parë të Botërorit të Formulës 1, tregojnë qartazi epërsinë e kësaj makine ndaj të tjerave. Të mbiquajturat “Shigjetat e argjendta” kanë fituar 10 nga 12 garat e zhvilluara deri tani, 8 prej tyre radhazi. Pas saj vijnë “Ferrari” dhe “Red Bull”-i. E përditshmja sportive spanjolle “AS” ka analizuar paraqitjen e 10 skuadrave të para në renditjen e Formula 1, duke marrë “Mercedes”-in si referencë.

3,621,229 kilometra në 746 xhiro, 31 largime, një ndalesë në bokse me kohëzgjatje prej 1.88 sekondash. Këto janë disa nga mijëra statistikat që janë regjistruar në Botërorin e Formulës 1 në 2019-ën, në gjysmën e parë të vitit. Çmimi i Madh i Hungarisë, më 4 gusht shënoi fillimin e pushimit veror në këtë botëror, që përkon me titullin e 70-të për pilotë dhe të 62-tin për konstruktorë, e që mbizotërohet nga Ljuis Hemiltoni dhe “Mercedes”-i.

Një situatë, e cila është duke u përsëritur për 5 sezone, e që këtë vit mund të përshkruhet si “e papritur”, pasi askush nuk besonte që “Shigjetat e argjendta” kanë marrë 10 nga 12 fitoret e mundshme, 8 prej tyre radhazi, pas epërsisë së treguar nga “Ferrari” gjatë sezonit përgatitor në pistën e Barcelonës në Katalonjë, përpara nisjes së Botërorit. Por, shpejtësia e makinës së kuqe u shfaq vetëm në Çmimin e Madh të Bahreinit.

Aty ku një qark i shkurtër brenda njësisë së kontrollit të sistemit të injektimit të makinës së kuqe me numrin 16 e pengoi Sharl Lëklerku të arrijë fitoren e tij të parë. Por nëse flasim për shpejtësinë, nuk ka asnjë referencë më të mirë për të analizuar të ardhurat e një makine sesa paraqitja e saj në renditje. Me 8 nisje nga vendi i parë, të ndarë në 4 secili për Hemiltonin dhe 4 për Valteri Botasin, do të ishte një gabim të mos vendosni “W10” si makinën më të shpejtë të kampionatit.

Duke vendosur këtë premisë si bazë të këtij hulumtimi, “Ferrari” do të zinte vendin e dytë dhe “Red Bull”-i të 3-tin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh