(Video) Formula 1 / Zbulohen të tjera hollësi për makinat e vitit 2021

Share Button

AlbanianSport.com 23/08/2019 18:45

ASNN – Zvogëlimi i vorbullave të ajrit për makinën ndjekëse premton për më tepër luftë dhe parakalime. Ne kemi parë skica dhe ilustrime, por, në një test të kohëve të fundit në tunelit e ajrit të “Sauberit”, është shfaqur për herë të parë një model real, që shpaloste potencialin dhe vizionin që Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) ka për makinat e së ardhmes së Formulës 1. Rregullat e shumëpritura të vitit 2021 premtojnë për disa ndryshime të rëndësishme për makinat e Formulës 1.

Ne kemi parë skica dhe ilustrime, por, në një test të kohëve të fundit në tunelit e ajrit të “Sauberit”, pamë për herë të parë një model real, që shpaloste potencialin dhe vizionin që Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) ka për makinat e së ardhmes së Formulës 1. Testet në tunelin e ajrit erdhën pas projekteve të mbështetura në kërkimet intensive kompjuterike për dinamikën e rrjedhave të ajrit, një teknikë që simulon rrjedhjen e ajrit me modele të ndërlikuara kompjuterike, për të ndërtuar makina që janë në gjendje ta ndjekin njëra-tjetrën më afër, çka nënkupton garim më të mirë dhe më shumë parakalime.

Ashtu si një varkë që lundron në ujë, edhe makinat aktuale të Formulës 1 lënë prapa një vorbull ajri prapa tyre, e cila mund të shkaktojë, deri në masën 50 %, pengimin e makinës ndjekëse. Dhe testet e tunelit të ajrit në korrik, shkuan përkrah të dhënave të simulimeve kompjuterike, dhe nxorën në pah se, me dizenjot e reja të vitit 2021, makina prapa pengohet vetëm 5-10 % nga vorbulla e ajrit. Duke përdorur këtë model robotik në miniaturë të një makine të Formulës 1, skuadra kërkimore konfirmoi rezultatet e saj në tunelin e ajrit, çka nënkupton se kjo është trajta më e përafërt se pamjes së jashtme të makinave të Formulës 1 pas 2021-shit.

Për herë të parë, ne mund të shohim në një model konkret, disa prej veçorive më të spikatura të këtij brezi të ri të makinave të Formulës 1. Ky është testi i parë i makinave të Formulës 1 që ka gomat 18-polëshe, të shoqëruara me mbulesa për të kontrolluar rrjedhën e ajrit, por edhe gomat e reja me profil të ulët të “Pirelit”. Trupi elegant i makinës është çliruar nga pjesët shtesë aerodinamike, ndërsa këtu shihet qartë edhe konturi anësor i lëmuar. Pjesa e poshtme anësore është rimodeluar për të devijuar rrjedhën e ajrit që zvogëlohet ndikimi aerodinamik dhe të rritet edhe më tepër kontrolli i makinës në këtë drejtim.

Ndërsa prapa vjen një koncept i ri për bishtin, i projektuar për ta devijuar rrjedhën e ajrit edhe më lart pas makinës, i pajisur me pllaka të thjeshtuara, me qëllim që të zvogëlojë vorbullën e ajrit për makinën prapa. Ka ende punë për të bërë, veçanërisht në pjesën e përparme të makinës, por rezultatet e këtyre testeve tregojnë se ky model është një standard i mirë për makinat e reja të 2021-shit. Me të dhëna kaq pozitive, administratorët e këtij sporti tanimë kanë përballë një detyrë të re e të vështirë, që të gjejnë të meta në vetë rregulloret e tyre. Ata duan të sigurohen që përmirësimi i garës të mbetet brenda rregullave, edhe pas interpretimit që do t’u bëjnë skuadrat rregullave të reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh