AlbanianSport.com 21/08/2019 18:30
ASNN – Turneu i katërt dhe i fundit madhor i sezonit, që njihet ndryshe si “Grend Slem”, Turneu i Hapur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (US Open) ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tenistëve më të mëdhenj në botë. Të gjithë janë në Nju Jork dhe kanë nisur përgatitjet. Midis tyre është edhe Rafael Nadali, i cili kërkon ta fitojë për herë të 4-t turneun amerikan.
Kështu, Nadali ka nisur përgatitjet për turneun e vështirë të “Flushing Meadows” në Nju Jork, ku nga e hëna e ardhshme raketat më të shkëlqyera të tenisit botëror për meshkuj e femra do të luftojnë për trofeun e “US Open”, “Grend Slem”-in e fundit sezonal. Nadali, i cili po kërkon titullin e tij të 4-t në këtë turne, ka rifilluar stërvitjen në Nju Jork, pas një javë pushimi, pasi ai fitoi titullin “Master 1,000” të Kanadasë.
Mëngjarshi spanjoll hoqi dorë nga turneu tjetër “Master 100 i Sinsinatit pasi arriti pikët maksimale për të ruajtur vendin e dytë në renditjen botërore të tenistëve. Nadali nuk ishte i vetmi që u stërvit në Qendrën Kombëtare “Billi Xhin King” të Tenisit të SHBA-së. Edhe personazhe të shquara të këtij sporti që do të konkurrojnë për trofeun kanë zhvilluar stërvitje aty, të tillë si: Rozher Federeri, Simona Halepi, Karolinë Voznjaki, Sten Vavrinka, Aleksandër Zverevi dhe Nik Kirgiosi.