AlbanianSport.com 20/08/2019 17:20
ASNN – “Nëse i japim Rosit një motor konkurrues, ai mund të fitojë botërorin e 10-të”. Kështu është shprehur drejtuesi i mekanikëve që merren me motorin e Valentino Rosit. Mbetet për t’u parë se kur do ta bëjnë motorin e ri te skuadra japoneze. Valentino Rosi nuk heq dorë nga përpjekjet për të fituar titullin e 10-të botëror në Moto GP. Të gjithë e dinë këtë.
E di mirë edhe Silvano Galbusera, drejtuesi i mekanikëve që merren me motorin “Jamaha” të italianit. Edhe pse titulli botëror i fundit, i fituar nga i mbiquajturi “Doktori” është në vitin 2009, të gjithë e dinë se italiani nuk heq dorë nga një tjetër titull botëror. “Mangësitë janë më shumë tonat sesa të tij”, – tha Galbusera në një intervistë për RAI-n. Megjithatë, ai tregoi besimin e tij te numri 46.
“Rosi mund të fitojë titullin e 10-të të kampionit të botës, por pyetja është nëse ne do të jemi në gjendje t’i japim një motor për ta bërë atë, – ka vijuar ai. – Unë mendoj se, më në fund do të jemi në gjendje ta bëjmë atë, t’i japim mundësinë për t’u ngjitur në renditje dhe të jetë më konkurrues”. Tek “Jamaha” nuk dyshojnë se Rosi mund të shkojë përpara drejt një titulli të ri, por thjesht i duhet pak ndihmë nga motori i tij.